1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

6 Qershor 2004
https://p.dw.com/p/As06
Lamtumirë Kosovë!
Lamtumirë Kosovë!Fotografi: AP

E perditshmja Koha Ditore, ne faqen e pare te saj, shkruan per vrasjen e djeshme te nje serbi ne Gracanice, dy shqiptar te arrestuar, tensionet ngriten serish. Burime nga policia shkruhet ne kete gazete, thone se te dyshimtit per kete vrasje jane nga qyteti i Gjilanit, dhe ne momentin e arrestimit kane pasur njolla gjaku ne fytyrë dhe shenja qe mund te jene shkaktuar nga ndonje perleshje. Megjithekete, zedhenesi i policise nderkombetare ka mohuar te kete informate te tille mirepo as nuk mund ta konfirmoje te kunderten shkruhet ne gazet. Njoftimi zyrtare i policise eshte se nga nje vetur ne levizje eshte shtene mbi te riun serb, Dimitrie Popovic. Megjithekto deklarime ne Kohen Ditore shkruhet, nje konfrontim ende i paqarte qe rezulton me privim jete.

Gazeta Koha Ditore, publikon edhe dekleraten e shefit te UNMIK-ut, ne doreheqje Harri Hollkeri, i cili erdhi dje ketu, i brengosur per Kosoven pas vrasjes ne gracanice. Hollkeri ngreh pyetjen, se a eshte kjo e ardhmja e Kosoves dhe a eshte kjo ajo qe e duan njerezit e Kosoves. Jo kjo nuk mund te jete, thote ish shefi I UNMIK-ut. Ai ju bene thirrje qytetareve te ndershem te Kosoves qe te punojne per nje te ardhme me te mire dhe te luftojne dhunen. Per viziten e fundit lamtumirse te Harri Hollkerit ne Kosove, shkruan edhe Gazeta tjeter e ketushme Bota Sot. Hollkeri, deklaroi se e verteta e vendimit te tij per ta leshuar Kosoven eshte rekomandimi I mjekeve se nuk mund te vazhdoje punen me. Megjikete, Harri Hollkeri, ne Prishtine do te takoje te gjithe udhehqesit kosovar, nderkohe qe se bashku me shefin e diplomacies evropiane Havier Solana, neser ne Prishtine do te shpalosin qendrimet lidhur me zhvillimet ketu.