1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj21 Maj 2004

Teme qendrore ne shtypin e sotem te Kosoves eshte konferenca e Lucernit me teme "Shqiptaret dhe fqinjet e tyre".

https://p.dw.com/p/As0R

Lidhur me takimin e sotem ne temen “ Shqiptaret dhe fqinjte e tyre” I
cili pritet te filloj punimet ne Lucern te Zvicres, “Koha Ditore” ne
kryetitullin e madh hapes shkruan” Rremuja e pjesemarrjes ne Luzern”. Gazeta sqaron se “ Projekti per Marredhenie Etnike )PER) dhe Ministria e jashtme e Zvicres nuk kane arritur ti sjellin ne Zvicerr perfaqesuesit e
institucioneve te Kosoves: presidentin Rugova, kryeministrin Rexhepi dhe
kryetarin e Kuvendit Daci. Ne takimin e Luzernit do te marrin pjese
kryesisht lidere partiake, ministra dhe keshilltare politike nga Shqiperia,
Kosova, Maqedonia, Serbia e Mali I Zi”. “Koha Ditore” thekson se “
Indikative eshte se nga Beogradi ne Luzern do te vijne kryesisht politikane
te rendit te dyte. Qeveria e Vojislav Koshtunices do te dergoje Zoran
Loncarin, minister per administraim shteteror dhe qeverisje lokale”.
“Zeri” ne kryeartikullin e numrit, gjithnje ne temen e pergatitjes se
planit per pushtetin lokal shkruan se” Burime diplomatike perendimore ne
Prishtine I kane thene “Zerit” qe pershtypja qe aktualisht mbizoteron ne
kryqendrat perendimore eshte qe autoritetet me te larta kosovare ende nuk e kane te qarte seriozitetin e perkushtimit te nderkombetareve ne ceshtjen e decentralizimit te pushtetit ne Kosove. Po ashtu, sipas ketyre burimeve, nuk ekziston pajtueshmeri brenda vete Qeverise se Kosoves dhe midis lidereve te partive kryesore cfare duhet bere tash e tutje ne kete kontekst”. Mbi te gjitha , sic merr vesh “Zeri”, “ nuk po kuptohet sa duhet domosdoshmeria e marrjes se iniciatives prej vete politkaneve shqiptare ne adresimin e kesaj ceshtjeje e cila, sic po shihet koheve te fundit, ka marre peshen politike qe deri pak muaj me pare kane pasur Standardet per Kosoven”.


“Bota Sot” ndersa ne rubriken politike thekson se “… NATO-ja e ka per
obligim qe ta anetaresoje Kosoven ne Aleancen Verio-Atlantike….Duke e
anetaresuar Kosoven ne NATO , Aleanca Verio- Atlantike do ti kurorezoje me sukses pese vjetet e saj dhe periudhen e mepasme te qendrimit ne Kosove, duke krijuar modelin e nje shteti perendimor”. Kjo eshte rruga, keshtu behet progresi” komenton, “Bota Sot”,

Kurse “Kosova Sot” ne kryetitullin e madh hapes apostrofon : ” Urgjente:
Te zgjidhet sa me pare statusi”! Gazeta pasi nenvizon se “ Institucionet
kosovare reagojne kunder zvarritjes se proceseve”, me tej shkruan se “
Presidenca e Kosoves bllokimin e metutjeshem te privatizimit dhe te cdo lloj marreveshje me Banken Qendrore te Serbise per perdorimin e Suift Kodit i konsideron te papranueshme”.

E perditeshmja “Pavaresia” Ne rubriken politike boton intervisten me
Fatmir Sejdiun, anetar I Kryesise se Kuvendit te Kosoves I cili ka pohuar se : “Kosova aktualisht eshte nen administrim nderkombetar, por qe kahet e tij themelore duhet te perfundojne me zgjidhjen perfundimtare te pranueshme per qytetaret e Kosoves dhe qe ne fakt kjo eshte pavaresimi I Kosoves, perkatesisht njohja nderkombetare e pavaresise se saj”.
´

Shtypi I ketushem vazhdon te komentoj ngjarjet e 17 dhe 18 marsit dhe
lidhur me kete “Epoka e Re” ne veshtrimin me titull” Te gjithe po luajne
ping – pong politik”, nenvizon se “ Te gjithe kemi qene te paafte e jo
dinjitoz per tu bere artikulues e bartes te interesave te qytetareve tane
pas luftes clirimtare”.