1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj7 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1L

"Koha Ditore" numrin e qel me njoftimin se "Kryeadministratori i Kosoves te premten merr pjese ne seancen e Kuvendit te Kosoves. Holkeri i pergjigjet fteses se Kuvendit, mban fjalim per situaten ne vend". Gazeta ben te ditur se "Kryeadministratori Hari Holkeri te premten do ti drejtohet Kuvendit te Kosoves ne lidhje me ngjarjet e para tri javeve ne Kosove si dhe zhvillimeve aktuale ne vend". Gazeta citon Ramush Tahirin, keshilltar politik i kryetarit te Kuvendit te Kosoves i cili ka thene se "Holkeri vetem do te mbaje nje fjalim pasi qe korniza e kompetencave dhe pergjegjesive te tij nuk e perfshine raportimin para Kuvendit e as pergjigjet ne pyetjet e mundshme".

Ndersa sipas Sunil Narules, nga Zyra per informim e UNMIK-ut te cilit poashtu i referohet "Koha Ditore", mesohet se fjalimi i Holkerit " do te jete i pergjithshem per ngjarjet me te fundit, nderkohe qe nuk do te specifikohet ne ndonje pike te caktuar".

Shtypi i ketushem vazhdon t´i kushtoje publicitet hyrjes ne fuqi ne Kosove te Kodit penal dhe e Kodit te procedures penale. Lidhur me kete "Zeri" shkruan se "Pajisja e shoqerise kosovare me Kodin penal dhe kodin e procedures penale, nese zhvillimet politike ne Kosove shikohen me ate syrin e nje zyrtari perendimor, do te duhej te ishin ngjarje qe bashkon te gjithe qytetaret e Kosoves, gjegjesisht qe i bene te gjithe ata fitues, sepse do te aplikohen ligjet qe kane kaluar filtrate e ligjesise evroperendimore. Por, ja qe as kesaj here nuk ndodhi qe te gjithe politikanet e vendit, pa dallim perkatesise se tyre etnike, te rezonojne ne te njejten menyre". Sipas "Zerit", "Edhe ne kete shembull kemi aplikimin e kodit te mocem ne raportet midis shqiptareve dhe serbeve te humbjes dhe te fitores. Politikanet serbe te Kosoves dhe at ate Serbise nuk kane lene gje pa thene kunder ketyre kodeve, duke i nderlidhur ato me pavaresne e Kosoves. Mbase edhe ketu qendron problemi kryesor. Sa here qe shoqeria kosovare fiton ndonje atribut te ri te nje shoqerie perendimore, kemi hasur ne reagimet tek politikanet serbe se, ne kete menyre Kosova po i afrohet pavaresise".

Per te perditeshmen "Bota Sot", "Prej dje ne Kosove hyjne ne fuqi Kodi penal dhe Kodi i Procedures Penale te Kosoves, hap vendimtar ky per vendosjen e shtetit ligjor ne Kosove, hap vendimtar ky per tia mbyllur rruget dhe shtigjet se kaluares se Kosoves dhe per tia hapur rruge dhe shtigje sa me te gjera dhe sa me te shtruara te sotmes dhe te ardhmes se Kosoves. Kodi i Procedures penale sanksionon gjithe sistemin antikrim dhe sistemin e dheniese se drejtesise ne Kosove ne pajtim dhe ne perputhje te plote me te drejtat e njeriut, ne pajtim dhe ne perputhje te plote me paqen, qetesine, rendin, integriteti njerezor e qytetarit te Kosoves dhe te shoqerise se Kosoves".

Kurse "Epoka e re' duke sjellur reagimet e Beogradit zyrtar ndaj hyrjes ne fuqi te dy kodeve te siperpertmendura ne Kosove, shkruan se "Beogradi dhe serbet e Kosoves reagojne ashper ndaj venies ne jete te Kodit Penal dhe atij te Procedures Penale te Kosoves".

E perditshemja "Pavaresia" boton intervisten me Naltmadhnine Leka i, i cili nder te tjera ka deklaruar se "Kosova tashme e ka pavaresine". Ai ka shtuar se "Ndikimi i Kosoves u tregua ne vitin e Luftes per Pavaresi, kur ndergjegja kombetare i forcoi ndjenjat e zemres mes te gjithe shqiptareve".