1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj / Prishtine21 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1h


Ne intervisten qe Ismail Kadare i ka dhene se perditeshmes "Bota Sot", ai komenton zhvillimet tragjike te ketyre diteve ne Kosove. Shkrimtari shprehet se "Une mendoj se kjo eshte nje ngjarje e hidhur me pasoja te renda per Kosoven, per gjithe popullin shqiptar. Do te thosha keto zhvillime ishin dite te zeza per Kosoven dhe tu them te drejten jam tejet i habitur dhe i revoltuar si eshte e mundur qe shqiptaret te bien ne kete kurth". Kadare shton se "Pavaresisht cfare pakenaqesie kane shqiptaret, nuk duhet te vihet ne kete pike, sepse ne dobi te kujt eshte kjo, cfare fiton me te, sepse cdo veprim kur behet ka nje qellim. Cfare mund te fitoje Kosova dhe shqiptaret nga kjo gjakderdhje dhe sulme kunder nderkombetareve, sigurisht asgje, pervec plotesimit te deshirave te armiqve tane per ta shnderruar Kosoven ne nje kaos, ne nje anarki". Kadare vlereson se " Kjo tregon se shqiptaret ben lojen e Serbise per tu armiqesuar me perendimin….Cfare del nga kjo, a mendojne se Kosoven e cojne prapa, a nuk mendojne se lirine e Kosoves e shkelin me kembe te fituar me mund e gjak vjet me radhe", pyet Kadare per te nenvizuar se " tash shtrohet pyetja keta shqiptare kujt i sherbyen, kjo rruge e tille e verber e terbuar, kjo rruge qe i bie me thike Kosoves prapa shpine, nuk i ka sherbyer as Kosoves as shqiptareve, perkundrazi kjo tragjedi ishte dite zie per Kosoven dhe thike prapa shpine te se ardhmes, pavaresise se Kosoves".

Pikerisht ne temen e pavaresise, "Bota Sot", ne editorialin e numrit, analizon se " Kosoves nuk i hyjne ne pune fare retorikat e Tiranes per ngjarjet e fundit ne kete vend. Keto retorika mbeten boshe dhe pa peshe, nese nuk shoqerohen me veprime konkrete te mirefillta permbajtesore. Nga Shqipria, Kosova pret njohjen urgjente, pra te menjhereshme, te pavaresise. Te gjithe e dine se Shqiperia nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosoves, nuk pranon te bashkohet me Kosoven".

"Koha Ditore" ne rubriken politike, duke iu referuar debatit te mbajtur ne Gjakove me botuesin e gazetes se sipercituar, citon Surroin te kete thene se "Ngjarjet e fundit kane degraduar imazhin e Kosoves", se sipas tij," Ceshtja e Mitrovices, zhbllokimi i privatizimit dhe pershpejtimi i krijimit te nje legjislacioni jane tri ceshtje themelore me te cilat duhet te merret tash Kosova". Sipas Surroit "Ngjarjet e fundit te dhunshme ne Kosove kane nderruar dimensionin politik, marredheniet nderetnike dhe ato me bashkesine nderkombetare".

Ne rubriken politike ndersa, gazeta ireferohet kryetarit te PDSH-se, Arben Xhaferi i cili eshte i mendimit se " Eshte e pamohueshme se keto ngjarje do te rrenojne edhe me tej imazhin pozitiv, renomene shqiptareve ne pergjithesi, aq me pare nese kemi parasysh dobesine propaganduese te faktorit shqiptar". Kryetari i PDSH-se konsideron se " Pas ketyre ngjarjeve kosovaret dhe shqiptaret ne teresi duhet te japin shenja te qarta korigjuese, te bejne koncesione te reja qe te mos lejojne degradimin e metejme te pozites se tyre".