1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj26 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2j
"Prishtina nuk duhet te mbahet peng nga militantet dhe revolveristet nga ndonje shtet fqinj qe pohojne se jane patriote shqiptare. Udheheqja e saj duhet te flase zeshem dhe qarte ne mbeshtetje te pavaresise se Malit te Zi, ashtu sic duhet bere per pavaresin e Kosoves". Keshtu vlereson nder te tjera, ne veshtrimin autorial botuar ne "Koha Ditore", analisti amerikan Janosz Bugajski, i cili me tej ne artikullin me titull, "Beteja per Mal te Zi" konsideron se "Per me teper se bashku me Malin e Zi, do te zmbrapset gjithashtu edhe potenciali per pavaresine e Kosoves, per shkak te rritjes se alarmit rreth secesionizmit dhe zgjerimit territorial.

Duke punuar me forcat e medha pro pavaresise, udheheqesit e mencur shqiptare do te arrijne ndidkim me te madh ne rrugen kah shtetesia. Ata mund te ndihmojne ne evropeizimin e shtetit te ri duke vendosur perpara propozimet jetesuese per decentralizimin dhe trashegimin administrative". Gjithnje sipas analizave te Bugajskit, "Eshte me mire te arrihen synimet e kufizuara specifike ne kerkim te nje te ardhme me te drejtesesa te percillen enderrat joreale qe mund te nderrojne seriozisht kahun e ceshtjes shqiptare ne rajon".

"Zeri:" nderkaq, ne komentin redaksional analizon se "Vendosja e politikes kosovare mbi binaret e nje politike reale eshte e domsdoshme, nese duam te heqim qafe te gjithe ata faktore, te cilet deshtimet evidente nderkombetare ne Kosove mundohen t´i mbulojne me politiken e kerkesave te paefektshme dhe te padobishme te zyrtareve dhe politikaneve vendore". Ne koment me tej konstatohet se politikanet vendore vecmas duhet te perqendrohen ne ceshtjen e Standardeve per Kosoven, ku edhe mund te pritet perkrahja e UNMIK-ut. Kjo sepse, sic nenvizon "Zeri","Dihet qe ekziston nje konsensus nderkombetar dhe po ashtu midis subjekteve kryespre politike te Kosoves, pervec koalicionit serb "Kthimi", per permbushjen e standardeve". Gazeta i rikujton lexuesiut se "Qe tani jane te qartesuar kundershtaret e standardeve: Beogradi dhe politikanet serbe te Kosoves".

"Bota Sot" ne rubriken politike boton intervisten ekskluzive me shefin e Zyres Gjeramne ne Kosove, Peter Rondorf i cili fillimisht thekson se "Fatmiresisht interesat tona dhe interesat e njerezve ne Kosove jane identike". I pyetur rreth kohes se zgjidhjes se ceshtjes se statusit te Kosoves, Rondrof eshte shprehur :"Nuk kam ide se sa do te zgjase procesi i zgjisdhjes se statusit te Kosoves. Por, ne nuk kemi aspak frike, nese standardet nuk do te permbushen ne vitin 2005. Atehere do te percaktojme ndonje date tjeter, p. sh. vitin 2006, ose vitin 2007". Sipas Rondorf, "Ende nuk ka ndonje percaktim sa u perket negociatave per ceshtjen e statusit final te Kosoves". Ndersa lidhur me porosine popullit dhe udheheqjes se Kosoves Peter Rondorf deklaron:" Porosia ime gjithmone eshte e njejte. "Pervishni menget dhe punoni per Kosoven tuaj! Mos kerkoni nga te tjeret qe te punojne per Kosoven".

Edhe sot ne shtypin e Kosoves nuk mungon tema e kritikikave ndaj dukurise se korrupsionit ne Kosove. Lidhur me kete, "Epoka re" ne kryetitullin e madh hapes citon veprimtarin e Albin Kurti te kete thene se "Korrupsioni po anashkalohet sepse eshte shume i perhapur".