1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj22 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2n
"Edhe "Standardet per Kosoven" te permbushen, edhe status - quoja te ruhet, eshte e pamundur". Me kete konstatim qelet editoriali i sotem i te perditeshmes "Bota Sot" ne te cilin theksohet se " Kosova ka ardhur ne nje pike te tille kur percaktohet qarte demarkacioni, pra vija e rrepte ndarese midis atye qe jane me status quo-ne dhe atyre qe jane me "Standardet per Kosoven". Gazeta vlereson se "Nuk mund te vazhdohet qe nderkombetaret me fjale te perkrahin"Standardet per Kosoven", ndersa me vepra te bejne te pamunduren qe status - quoja te ruhet me fanatizmin me absurd dhe me flagrant. Nderkombetaret duhet ta kuptojne se "Standardet per Kosoven" nuk mund te permbushen me ane te dogmave te cilat sollen rreth pese vjet rresht status quo- ne ne Kosove". Ne vijim te editorialit vleresohet se " Standardet per Kosoven" mund te permbushen vetem ne kushtet e reformimit te plote juridik baze te Kosoves. Vete fakti qe "Standardet per Kosoven" u gjeten si e vetmja rrugedalje per te dale nga status quoja-ja, per cka u pajtuan te gjithe faktoret vendes dhe nderkombetare, tregon se ne kushtet e status quo-se, ne kushtet e dogmave qe e kane mbajtur peng Kosoven ne keto vite te pasclirimit, "Standardet per Kosoven" nuk mund te permbushen".

Nderkohe qe, sipas "Bota Sot", "gjithnje e me shume po behet e qarte se koha po punon per Kosoven koha po punon per ata ndaj te cileve jane ushtruar padrejtesi, jane ushtruar pushtime…pra koha nuk po punon per Serbine". Shtypi i ketushem vazhdon te fokusohet ne ceshtjen e kerkeses se institucioneve vendore per ndryshimin e Kornizes kushtetuese si dhe ne kundershtimin e Administrates nderkombetare ne Kosove lidhur me kete kerkese te kosovareve. Lidhur me kete "Kosova Sot" ne editorialin me titull simbolik ,"Loja me kornizen" analizon se " Edhe ata qe nuk kane njohuri nga ceshtjet ligjore mund ta kuptojne fare lehte se ndryshimi i kornizes kushtetuese eshte ne duart e UNMiK-ut….Pra, eshte fare e qarte se korniza kushtetuese mund te nderrohet vetem me marreveshje politike, qe do ti hapte rruge krijimit te nje pakete ligjesh te dobishme ose kushtetutes se Kosoves. Kjo e fundit nuk mund te realizohet aktualisht, pavaresisht se te gjithe duam qe Kosova ta kete kushtetuten e saj. Ky qellim nuk mund te arrihet per arsye se vendi yne nuk e ka te zgjidhur statusin final".

Mirepo, artikullshkruesi konkludon se "Absurditeti i nismes parlamentare qendron ne faktin se deputetet jane te etur te ndryshojne nje rregullore te nderkombetareve, nderkohe qe nuk e kane kete fuqi ligjore". Sido qe te jete, gjithnje sipas "Kosova Sot", "Eshte koha per nje pragmatizem parlamentar"."Epoka e re" ndersa ne lidhje me zyrtarizimin e Universitetit te Tetoves shkruan se "Ai u mbeshtet vazhdimisht nga partia maqedonase ne pushtet, e drejtuar nga kryeministri Branko Cervenkovski si dhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik per integrim, pjese e koalicionit qeveritar, ndersa u kundershtua nga partia opozitare VMRO- DPMNE, sipas te ciles universiteti nuk i permbushte kerkesat per te qene shteteror".