1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj / Prishtinë17 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2u
"A nuk do te ishte mesazh shume pozitiv per bashkejetese te serbeve dhe te shqiptareve akti I nderimit te viktimave te Recakut nga deputetet serbe te Kuvendit te Kosoves", pyet ne editorialin e sotem "Koha Ditore" per te shtuar se :" Sa mesazh i mire do te ishte ky per bashkjetesen ndermjet shqiptareve dhe serbeve, nje kurore me lule ne vendin e krimit dhe ndonje fjale gajreti per familjet e te vrareve, ne vend se ta quajne aktin e nderimit " pasqyre te shemtuar".

"Merre me mend", sic analizon "Koha Ditore", " madje, sikur ndonje prej deputeteve ti shpetonte nga goja te kerkonte edhe falje ne emer te popullit te tij per kete krim qe e kishte kryer nje regjim I dikurshem, I cili ka sjelle vuajtje gjithe rajonit, por me se shumti poullit te tij. Dhe, para se gjithash, merre me mend, sikur ky deputet serb ti merret votat e votuesve serbe ne zgjedhjet e ardhshme, pasi ti kishte bere te gjitha keto".

Artikullshkruesi konklduson se "Sikur lideret e ketij komuniteti, pra serb ta kishin guximin per ti nderuar viktimat e pafajshme me nje minute heshtje, as qe do te kishte pasur masaker te Recakut, ketu e pese vjet me heret".

Prandaj, gjithnje sipas "Kohes Ditore", "ne kohen kur gjerat I shikojme sic jane, pa I marre me mend si do te duhej te ishin, kerkesa e kryetarit te Kuvendit te Kosoves per nje minute heshtje vertet ka qene nje " pasqyre e shemtuar" e Kuvendit te Kosoves. Me fjale te tjera: jashte Kuvendit edhe ben te enderrojme ngapak".

Me gazeten "Zeri" kalojme ne fushaten per zgjedhjet e pergjithme ne Kosove, per te cilen ceshtje gazeta veren se " ata qe sadopak percjellin ngjarjet politike ne Kosove tashme e dine qe shqetesimi I UNMIK-ut eshte I kote, sepse fushata parazgjedhore nisi qysh ne ditet e par ate ketij viti dhe mori hov me mbledhjen e fundit te Kuvendit te Kosoves. Ne baze te ketyre levizjeve te para politike mund te llogarisim qe fushata nuk do te perqendrohet ne ceshtjet e standardeve apo edhe na ate te pavaresise se Kosoves,, porn e hesapet financiare".

Ne shtypin e sotem te Kosoves nuk mungojne as analizat dhe komentet ne lidhje me raportet Kosove - Serbi. "Bota Sot" ne lidhje me kete analizon se " Ne nje situate te ketille krijohet dyshimi se Kosova po behet dalengadale dhe ne menyre te pavetedijshme nje rezervat eksperimental, ne pamundesi te vendimit definitive, ose ne pritje te " demokratizimit te Serbise", qe eshte gjeja me iluzore, te presesh demokratizimin e nje vendi qe ka bere aq shume krime ndaj kombeve e shteteve te tjera, ndersa nuk ka force e gatishmeri per te kerkuar falje per krimet kolektive, por as nuk e ka detyruar bashkesia nderkombgetare qe ta beje kete".

Ne permbyllje te pasqyres se shtypit te Kosoves te themi se te gjitha te perditeshmet kosovare i kushtojne publicitet vizites vizites ne Kosove te sekretarit te pergjithshem te NATO-se ne Kosove,Jaap de Hoop Scheffer.

"Epoka e re", ne nje nga kryetitujt qendror te faqes ballore citon numrin nje te NATO-se te kete porositur popullin e Kosoves :"Te gjithe kane pergjegjesi perballe Kosoves".