1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj8 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As38
"Burreshtetasit mendojne per ardhmerine, politikanet per zgjedhjet e reja". Me kete thenie celet editoriali I numrit te sotem te gazetes "Zeri" ne te cilin nenvizohet se " Perkthyer ne versionin kosovar, kjo thenie do te mund te tingellonte keshtu: Burreshtetasi mendon per statusin e Kosoves, politikani vetem per zgjedhjet e reja. Nese jemi te sinqerte, duhet thene qe nuk eshte e mundur te mos mendohet per zgjedhje dhe nuk mund te behet dallim I madh midis pushtetit dhe shtetit".
Zaten, sipas "Zerit", "rezultati I zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, si dhe raporti midis forcave kryesore politike vendore, me siguri do te kete rendesi siperore sa I perket rolit tone ne procesin e zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves. Nje konsensus I gjere shqiptar, te cilin do ta perbenin politikanet dhe partite tona kryesore, eshte I pashmangshem nese deshirojme qe statusi te reflektoje vullnetin e shqiptareve te Kosoves" konkludon "Zeri".
"Koha Ditore" ne rubriken politike nder te tjera boton veshtrimin autorial te Morton Abramowitz, I cili ne temen e politikes se Perendimit ne Ballkan, te cilen ndryshe e cileson sit e deshtuar, nder te tjera thekson se " Eshte koha e vendosjes se nje politike te bashkerenduar te perendimit qe, ne te vertete, ndihmon reformimin e Serbise, liron Serbine dhe Malin e Zi nga bashkesia e tyre e rrejshme, i lejon popullit te Kosoves qe te kene qeveri te vertete dhe fillon procesin e dhimbshem te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves".
Abramowitz konstaton se "Perendimi ka harxhuar veten dhe e ka zgjeruar vrimen ne ceshtjen e Kosoves, ndersa paaqartesia lidhur me te ardhmen e tri entiteteve Serbise, Malit te Zi dhe Kosoves eshte rritur, duke veshtiresuar edhe me teper investimet dhe zhvillimin ekonomik". Zvarritja dhe zgjedhjet, e fundit serbe, gjithnje sipas artikullshkuresit amerikan" kane bere edhe me te deshirueshme ndarjen e Kosoves".
Shtypi i sotem i Kosoves me prioritet trajton edhe ceshtjen e pranise se strukturave te spiunazhit te Serbise ne Kosove, ceshtje kjo te cilen dite me pare e pranuan publikisht autoritet e larta te pushtetit serb.
Lidhur me kete "Bota Sot" e cila kerkon qe "Spiunazhi I Serbise ne Kosove absolutisht duhet crrenjosur", me tej komenton se " Fakti I pranise se strukturave te spiunazhit te Serbise ne Kosove, te cilat perfaqesojne strukturat me kriminale dhe me mizore te makinerise serbe barbare te luftes, natyrisht eshte nje argument I fuqishem se Kosova duhet ti kete strukturat e vet ate specializuara perkatese".
Ne aspektin politik, ndersa, sipas "Botes Sot", "faktori vendes ne Kosove duhet te kembengule qe bashkesia nderkombetare ti kerkoje Serbise te heqe dore nga nderhyrja ne punet e brendshme te Kosoves dhe tia dorezoje te gjitha dokumentet autentike per pranine e strukturave te spiunazhit te saj ne Kosove".