1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj6 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As3C
"Ne Maqedoni ka konsensus rreth pavaresise se Kosoves". Keshtu citohet te kete deklaruar ne intervisten per numrin e sotem te "Kohes Ditore", Ali Ahmeti, kryetar I Bashkimit Demokratik per Integrim, i cili, ka shtuar se "Pavaresia e Kosoves eshte nje akt I kryer, populli kosovar disa here ka shprehur vullnetin per pavaresi dhe ky vullnet eshte ne jetesim e siper. Kete e kane kuptuar drejt edhe qendrat nderkombetare te vendosjes, andaj", sipas Ali Ahmetit " eshte ceshtje kohe kur do te ndodhe qe Kosova edhe nderkombetarisht te pranohet si shtet I pavarur".Ai thote se nuk e brengos fort ceshtja e demarkacionit te kufirit kosovaro - maqedonas, e cila eshte parashtruar si prioritet per kete vit, sepse, sic shprehet Ahmeti," I takoj nje levizjeje sic eshte Bashkimi Demokratik per Integrim, qe deshiron te bien teresisht ata kufij". Kryetari I BDI-se vlereson se "fitorja e radikaleve serbe ne Serbi nuk mund te jete rrezik per destabilizimin e rajonit, perfshire ketu edhe Maqedonine". Ai eshte I mendimit se "Eshte ne dem te vete popullit serb te mendojne njelloj si ne te kaluaren pasi radikalizimi i Slobodan Milosheviqit dhe Vojislav Sheshelit, ishte burim I tragjedise qe ndodhi mbi popujt e ish - Jugosllavise". "Zeri" ndersa ne kryartikullin e numrit njofton se"Brenda muajit, Kuvendi i Kosoves ve ne procedure ndryshimet kushtetuese.Kuvendi synon ndryshime rrenjesore ne Kornizen Kushtetutese, UNMIK-u nuk pajtohet". Gazeta shkruan se "Sipas Arsim Bajramit, behet fjale per dy amandamente te cilat ne menyre esenciale ndryshojne kreun 5 dhe kreun 8 dhe balancin midis ketyre dy kapitujve ne favor te institucioneve te Kosoves me te cilin krijohen shtate fusha te reja te pergjegjesive per vendoret". Ndersa sipas Izabella Karlovic, e cila poashtu citohet ne gazeten ne fjale" ndryshimet kushtetuese ne ndonje fushe, kerkojne dhe nevojen e mbajtjes se balancit te vendosur dhe aprovimin e komunitetit nderkombetar dhe konsultimet me Keshillin e Sigurimit".Ajo ka shtuar se "Korniza e tashme eshte parapare te sherbeje si baze ligjore per qeverisjen e Kosoves deri ne statusin perfundimtar". "Bota Sot" ndersa, gjithnje ne temen e pavaresise se Kosoves, ne veshtrimin me titull "Pavaresia e Kosoves dhe parullat politike" veren se "Viti 2004 do te shenohet si vit I fillimit te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves dhe si fund I parullave politike per Pavaresine Kosoves". Gazeta, ne rubriken politike gjithashtu nenvizon se " Kosoves duhet ti krijohen mundesite per integrimin me te shpejte ne Evrope".