1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtinë17 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3T
"Institucionet e vendnit ende nuk jane te kendellura sa duhet, qofte me arsye qofte pa te, per peshen dhe rendesine e kesaj ceshtje dhe njekohesisht, per pergjegjesine qe ato kane per ti vene themelet e para te nje shteti ,modern ku qytetaret e Kosoves do te ndihen te lire e te barabarte". Keshtu nder te tjera, duke shtruar temen e zbatimit te "Standardeve per Kosoven" analizon ne numrin e sotem "Koha Ditore" per te shtuar se "Ky ballafaqim i njerezve me standardet, sidomos te shtresa me e arsimuar e shoqerise se Kosoves, tregon nje zgjim te saj, qofte edhe permes ironizimit. Sepse standardet e vendit jane te lidhura drejtpedrejt edhe me cdo i ndivid te Kosoves, te cilet me sjellje, me veprime dhe me qendrime te tyre do te jene beresite kresore". Madje, sic veren artikullshkruesi,"roli i tyre ne realizimin e standardeve per Kosoven eshte, nese jo me i madh se ai institucioneve, me siguri i barabarte". Ne kete kontekst, autori i editorialit vecon se " rol kyc ne standardet do te luaje respektimi i prones, i levizjes se lire, si per mallra, ide e njerez dhe i tolerances nderetnike dhe nderqytetare. Ky bosht celes ne realizimin e standardeve kerkon nje disipline te secilit qyetar " komenton "Koha Ditore". Gjithnje ne temen e zbatimit te "Standardeve per Kosoven", "Zeri" nenvizon se "Standardi i TMK-se eshte po ashtu shume i rendesishem, i ndieshem ( sic u pa kohe me pare, kete e dime te gjithe), prandaj do te kishte nje peshe te madhe nese sigurohet mbeshtetja perendimore per realizimin e Planit te zhvillimit te TMK-se". Gazeta apostrfon faktin se "Ne realitet, nese nje plan, nje propozim nuk shoqerohet edhe me pakon financiare per realizimin e tij, atehere e tera eshte e kote". Ndersa duke njoftuar per punimet e Konferences ne temen "Aftesia strategjike per negociata" e cila po mbahet per lideret e Kosoves ne Vjene,"Zeri" merr vesh se nje burim, brenda konferences i ka bere te ditur gazetes ne fjale se" fjalimet e oratoreve ne diten e pare kane qene mjaft interesnate". Shtypi i sotem i Kosoves trajton edhe viziten dite me pare ne Beograd te perfaqesuesit te larte te BE-se, Havier Solana. Lidhur me kete "Bota Sot: numrin e qel me konstatimin se "Serbise i duhet ndaluar kategorikisht nderhyrja ne punet e Kosoves", se " i vetmi hap, i cili i duhet imponuar me sanksione te ashpra, me izolim te plote Serbise nga ana e BE-se do te ishte qe Serbia ta njohe zyrtarisht dhe publikisht realitetin shteteror te Kosoves dhe te shpalle boterisht se ka hequr dore nga cdo pretendim per ripushtim te Kosoves, nga cdo pretendim territorial ndaj Kosoves". "Nese", sic konkludon 'Bota Sot", "Solana dhe BE-ja do ta benin kete, atehere ata do te vleresoheshin nga Kosova, dhe kjo do te deshmonte se BE-ja jep shenja te sigurta se do te shnderrohet ne faktor te rendesishem ne politiken boterore".