1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtinë13 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4N
"Kosova ende mbetet me rëndësi të veçantë për NATO-në, thonë në Bruksel. Javën e ardhshme Robertson në vizitë lamtumirëse Kosovës". Kështu bën të ditur, në kryetitullin e madh hapës, "Koha Ditore" e cila në korrespodencën nga Brukseli shkruan se "Natyrisht, sipas burimeve diplomatike në NATO, interesimi i Aleancës është edhe për mundësinë e krijimit të kushteve për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, që është e lidhur me përmbushjen e standardeve, siç ka thënë javën që shkpi në NATO nënsekretari amerikan i Shtetit Marc Grossman. Nga rrjedhat politike do të varet edhe niveli i angazhimit të NATO-së në të ardhmen në Kosovë".

Ndërsa, sipas burimeve të "Kohës Ditore", "Në selinë e NATO-së është konfirmuar se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, lordi George Robertson do qëndrojë të hënën në Prishtinë për vizitë lamtumirës. Do të jetë kjo vizita e tij e fundit pasi që mandati i skadon në muajin dhjetor. Në selinë e NATO-së është thënë se Kosova ka rëndësi shumë të madhe për Aleancën prandaj edhe Prishtina është zgjedhure si vendi i parë i takimeve lamtumirëse të cilat Robertson do ti bëjë në kuadër të turneut ballkanik".

gazeta "Zëri" duke i hedhur një vështrim partneritetit midis institucioneve të Kosovës dhe Administratës së UNMIK-ut analizon se "veçanërisht gjatë këtij viti, mungesa e këtij partneriteti ka ndikuar që deficiti i rezultateve konkrete të UNMIK-ut dhe të pushtetit të Kosovës të prëcillet me një inflacion të kritikave të shumta dhe me një devalvim realë të pozicionit të të dy palëve, të cilat nuk mëkëmbnin dot pozicionin e tyre duke fajësuar njëra - tjetrën". "Zëri" thekson se " operacionalizimi i standardeve është një rast shumë i mirë ( mbase edhe i fundit ) që Administrata ndërkombëtare, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të prishin amullinë e rrezikshme kosovare dhe të ndryshojnë thelbësisht gjendjen në Kosovë. Dhe, duhet thënë që këtë nuk mund ta bëjnë dot pa jetësuar, për herë të parë prejse këtu është vendosur UNMIK-u, partneritetin për sukses".

"Bota Sot" numrin e qel me vlerësimin se " Gjithnjë e më të shumtë janë europarlamentarët të cilët përkrahin gjithnjë e më haptas njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës. Përcaktime të tilla të shqiptuara në një kontekst kohor kur Bashkimi Evropian ndodhet në fushatën zgjedhore për parlamentine ri evropian lënë shpresë dhe të besosh se me kristalizimin e një politike realiste dhe një vizioni konstruktiv për Kosovën, BE-ja po shkon drejt ndërtimit të politikës së saj të përbashët, të re".

"Kosova Sot" në rubirkën politikë boton intervistën me shefin e zyrës brutanike në Prishtinë, Mark Dikinson i cili, veç të tjerash i pyetur për negociatat shqiptaro - serbe ka deklaruar :" Besoj që këto bisedime, ky dialog të jetë një proces i vazhdueshëm dhe i cili do të vazhdojë gjithnjë deri në fillimin e zgjidhjes së procesit të statusit final të Kosovës".