1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj4 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4Y

"Politika e Serbisë interesohet që procesi i definimit të statusit të Kosovës të vonohet, të zhagitet, mirëpo ky proces nuk mund të ndalet".
Kështu , deklaron ndër të tjera në intervistën për numrin e sotëm të "Kohës Ditore", kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili ka shtuar se " segmentet më të fuqishme ku luan Serbia është pengimi i procesit të privatizimit dhe çështja e kthimit të komuniteteve". Këto, sipas kryeministrit Rexhepi" janë dy segmente të fuqishme kah definimi i statusit, kah pavarësia, që Serbia është shumë e interesuar ti pengojë. Ne nuk mund ta presim demokratizimn e Serbisë, ne duhet ti çojmë proceset përpara". I pyetur se ku është interesi i Kosovës në rastin e formimit të grupeve për dialog me Serbinë për çështjet praktike, Rexhepi është përgjigjur:"
Interesi i Kosovës është edhe në çështjen e kthimit sipas kritereve të parapara, që është edhe strategji e përbashkët e UNMIK-ut, e Qeverisë, por jo strategji sikurse e ka Qendra Kordinuese për kthim masiv dhe të bëhen enklava të reja serbe".
Rexhepi konsideron se "Çdo gjë me Serbinë është çëshje politike dhe jo praktike, prandaj edhe kërkohet qëndrim politik". Kryeministri i Kosovës shpjegon për "Kohën Ditore" se " qëndrimi i qeverisë ka qenë që kontaktet me shtete të tjeras nuk janë të domosdoshme, nëse kemi interes të përbashkët të bashkëpunojmë, nëse jo nuk vazhdojmë".
"Bota Sot", pikërisht në çështjen e temës së " standardeve para statusit " rikonsaton se " Për vetëqeverisje Kosovës i nevojitet shteti, se Kosova ende e " pushtëzuar prej UNMIK-ut", ende nuk i ka marrë " fatet e veta në duart e veta". Integrimi evropian dhe veriatlantik i Kosovës si shtet paraqet projektin e ardhmërisë së saj. Mbi këtë objektiv duhet të ndërtohet politka ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe çështjes sonë".
Shtetësia e Kosovës ndërsa, sipas "Bota Sot", " do të mund të ndihmonte prodhimin e një sigurie afatgjate në rajon.". Në kontekst të sigurisë në rajon dhe rolit të Kosovës në këtë plan, "Zëri" thekson se " Në ndërkohë, derisa pra të vazhdojnë problemet dhe tensionet në raportet me Serbinë, zyrtarët e Kosovës do të mund të ishin shumë më aktivë në drejtim të Maqedonisë, ku shikuar realisht, ka mundësi të shënohen depërtime të cilat do të dëshmonin përgjegjësinë e Prishtinës për sigurinë dhe stabilitetin rajonal".
Qëndrimi i fundjavës i kryeministrit Rexhepi në Ohër dhe në Pogradec, në një takim shumëpalësh të organizua prej Boris Trajkovskit, është, sipas "Zërit" " një nga ata hapat e domosdoshëm në krijimin e një atmosfere të re midis Prishtinës dhe Shkupit. Kontaktet midis Kosovës dhe Maqedonisë duhet të intensifikohen në periudhën e ardhshme për të evituar të gjitha pengesat për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore", konkludon "Zëri".