1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj1 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4f

Në lidhje me temën e paralajmëruar "Bota Sot" në editorialin me titull "Kushtetutë po, kornizë jo" nënvizon se "Mund të sillnim këtu argumente të pafundme pse Kosova duhet të dalë menjëherë nga koha e Kornizës për ta pasur Kushtetutën e saj, por do të mjaftonte të përmendim një argument për të cilin ka edhe pajtim të plotë midis institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare të saj, midis liderëve të Kosovës dhe zotëri Holkerit, siç është shprehur në një mori deklaratash dhe qëndrimesh të tyre". Gazeta vlerëson se " Për këtë besohet se, pas vajtjes së fundit të përfaqësuesuesit të Sekretarit tlë Përgjithshëm në Nju Jork, të ketë pajtim të plotë edhe vetë Këshilli i Sigurimit. Pra, të gjitha këto fjalë janë në pajtim të plotë në konkluzionin se Korniza ka qenë faktori vendimtar që ka mbështetur status quonë në Kosovë".

Status quaoja, sipas "Bota Sot", " është e papranueshme për të gjitha organizmat ndërkombëtare që merren drejtpedrejt dhe konkretisht me Kosovën, është e papranueshme për të gjitha institucionet e Kosovës dhe për ndërkombëtarët e saj, sidomos tejet është e paparnueshme për faktorin e popullit të Kosovës i cili lështë i vetëdijshëm se meriton një tjetër sjellje të bashkësisë ndërkombëtare ndaj tij, ndaj shtetit të tij, pra ndaj shtetit të Kosovës".

Editoriali përmbyllet me konstatimin se "Prandaj Kosovës, identitetit të saj shtetëror, të sotmes dhe perspektivës së Kosovës, rajonit dhe kontinentit, integrimeve veriatlantike, iu duhet patjetër Kushtetuta e Kosovës".

"Kosova Sot" komenton se "Kryeadministratori i vendit, ka nxituar pas fjalimit të tij, të filluar me tone emocionale, të paralajmërojë Parlamentin e Kosovës se është energji e harxhuar kot, përpjekja për ndryshimin e kornizës kushtetuese, sepse është Nju Jorku ai që vendos".

Gazeta thekson se "Efekti i paralajmërimit të Holkerit as që duhet t´i zmbrapsë nismëtarët e ndryshimit të kornizës. Kjo rrregullore duhet të ndryshohet, sepse kështu si është gatuar do të prodhojë vetëm kriza politike dhe institucionale dhe nuk do të sqarojë pozicioonin e institucioneve në lidhje me administratën ndërkombëtare".

"Me kalimin e kohës" ndërsa, gjithnjë sipas "Kosova Sot", "me siguri që edhe vetë Holkeri do ta kuptojë se është edhe në të mirën e tij që korniza kushtetuese të ndryshohet. Përndryshe zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm do të pasojnë, sipas këtij konfiguracioni politik, me një krizë të re politike. Ndryshimi i kornizës, është shmangie e një krize të mundshme", analizon "Kosova Sot".

Kurse për "Epokën e Re","Është koha që njëherë e përgjithëmonë Kuvendi i Kosovës të shkornizohet nga Korniza Kushteutuese dhe nga debatet e kornizuara, të pranojë ndihmën nga bashkësia ndërkombëtare për aq sa nuk cenohen interesat e qytetarëve të Kosovës". Gazeta shkruan se "Kuvendi Kosovës duhet ti thotë troç se nuk mund të shtohet artificialisht numri i qytetarëve minoritarë, nuk mund të vazhdohet më me institucione dy dhe tri paralele".