1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

27 Shkurt 2003
https://p.dw.com/p/As4k

Agim Zogaj

"Serbia në Kosovë imitonn Rusinë. Në këtë kontekt Beogradi ka filluar të imitojë partnerin moskovit dhe ka disa mundësi dhe ende mund ti përdorë për ti mundur që ta diskualifikojnë Kosovën nga pavarësia, dhe kjo para syve të bashkësisë ndërkombëtare, shpesh me sy të mbushur me lesh". Me këto vlerësime e nis vështrimin e tij autorial botuar në "Koha Ditore" analisti amerikan, Janosz Bugajsi. Bukajski më tej vlerëson se:" kryeministri Zoran Gjingjiq dhe këshilltatrët e tij, kohëve të fundit janë duke përdorur një taktikë të alternuar, duke përdorur çështjen e statusit final si një formë e presionit ndëkombëtar".

Në arenën shtëpiake, Gjingjiq është duke e pozicionuar veten si nacionalisti më i madh me popullaritet në rritje e sipër, në një garë me ish- presidentin Vojislav Koshtunica.

Ndërsa në arenën ndërkiombëtare, Gjingjiq ka llogaritur me kujdes se koha nuk është në anën e Serbisë, nëse hidhet në një vështrim drejt rrugës për shtetësi të Kosovës".

Analisti amerikan në vijm konstaton se:" Pas planit të fshehur, në propozimin e Gjingjiqit, është ndarja e Kosovës. Ky planifikim është i disenjuar për të mbajtur lidershipin kosovar jashtë balancave dhe njëkohësisht duke provokuar aspiratat ndaj Luginës së Preshevës dhe duke krijuar kështu imazhin e një konflikti që vje nga Kosova".

Ndërkaq, gjithnjë sipas Bugajskit ." Në aspektin etnik, që nga lirimi i vendit nga NATO-ja, politikanët serbë në Beograd kanë luajtur në kartën e minoriteteve për të minuar kredibilitetin dhe legjitimietin e Prishtinës". Marrë në tërësi, Bugajski tërheq vërejtjen se:"Liderët, analistët dhe gazetarët kosovarë duhet të jenë më shumë depërtues në eksponimin e makinacioneve të Beogradit derisa prezentojnë një pamje të saktë të Kosovës me problemet e saj reale".

"Bota Sot" duke iu referuar deklaratës së Rita Susmuth, nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila ka thënë veç tjerash se:" Nuk mund të tolerohet sjellja që përpara fakteve të pamohueshme të insistosh se Kosova është pjesë e Serbisë", në editoprialin e numrit rikujton se:" Rita Susmuth në cilësi të numrit dy të OSBE-së ka ndriçuar në sytë e opinionit botëror dhe në sytë e opinionit shqiptar se ku po e orienton administrimi aktual ndërkombëtar Kosovën. Zonja Susmutzh ka prekur me guxim plagën kryesore të zhvillimeve të katër viteve të fundit në Kosovë, mungesën e perspektivës së qartë për popullin e Kosovës". Dhe, perspektiva e qartë e Kosovës, siç shkruan "Bota Sot" është vetëm dhënia e pavarësisë dhe sovranitetit shtetit të Kosovës. Lejimi i Beogradit për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, sipas gazetës në fjalë jo vetëm që e mbyll perspektivën e Kosovës, por edhe e "komprometojnë misionin ndërkombëtar në Kosovë për veprime të dyshimta në favor të Serbisë e në dëm të së ardhmës së Kosovës".

"Zëri" duke shtruar me prioritet temën e dokumentimit të krimit analizon se:"Çështja e dokumentimit të krimeve në Kosovë, ka dy segmente:

njëri synon të sqarojë historinë e okupimit të Kosovës, posaçërisht në vitet e luftës. Tjetri, përmes kësaj historie, është një justifikim shumë i rëndësishëm i politikanëve shqiptarë në fazën kur pritet hapja e procesit të definimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Dokumentimi i krimeve forcon arsyetimin e pavarësisë së Kosovës".

Kështu pra, sipas "Zërit" :" Nuk duhet bindur askënd që nuk po bëjmë sa duhet. Krijimi i një qendre të hulumtimit të krimeve, të llojit të Simon Vizentalit, me financimin dhe përkujdesjen e institucioneve tona, del si domosdoshmëri e kohës".

E përditëshmja "Kosova Sot" në faqën ballore shtron pyetjet:" Sa do të ndikojnë ngjarjet e fundit në definimin e statusit final të Kosovës përkatësisht pse në vend të shkëlqimit pretendohet errësimi i ardhmërisë së Kosovës".

Në të njëtjën temë citohet Hydajet Hyseni nënkryetar i Kuvendit të Kosovës të ketë pohuar se:" Nuk shoh ndonjë konfrontim midis standardeve dhe statusit përfundimtar, ato nuk përjashtojnë njëra - tjetrën, andaj nevojitet ugjidhja e natyrshme midis tyre". Ai komenton se:" Edhe tani, po të ishim shtet i pavarur, do t vazhdonim të gjendeshim nën trysninë e kërkesave për ti përmbushur dsa nga standardet e nevojshme".

Gazetat e këtushme vazhdojnë të senzibilizojnë opionin kosovar me rastin Limaj dhe të tre ish pjesëtarëve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë. " Epoka e Re" në komentin redaksional konkludon se." Limaj në Hagë do të mbrojë lirinë e Kosovës që është rezultat i luftës vetëmohuese e djemve të luftës. Do të mbrojë ditët e lirisë së këtyre katër viteve që përjetuan kosovarët".