1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të së shtunës

26 Gusht 2006

Kontigjentet evropiane për trupën e OKB-së në Liban, rreziku nga rrjetet terroriste në Gjermani, si dhe lirimi i gjermano-turkut Kurnaz nga Guantanamo

https://p.dw.com/p/AroH
UNIFIIL-i ne Liban, ushtare nga Franca
UNIFIIL-i ne Liban, ushtare nga FrancaFotografi: AP

Shtetet e BE-së do të marrin pjesë në përforcimin e trupës së kombeve të Bashkuara në Liban lidhur me ketë gazeta "General Anzeiger" e Bonit shkruan:

"Operacioni në Lindjen e Mesme është një akt i guximshëm. Jo vetëm për ushtarët nga të gjitha anët e botës, por edhe për politikën evropiane. Në lojën globale të forcave bashkësia e injoruar një herë nga ministri amerikan i mbrojtjes si "kontinenti i vjetër" bëhet një lojtar global. Kurrë më parë anëtarët e BE-së nuk kanë qenë të gatshmëm, për të marrë mbi vete një përgjegjësi kaq të madhe e të shoqërojnë përpjekjet politikë per paqen në një rajon kaq eksploziv. Më vendimtar, se sa diskutimet e gjata se kush do të marrë cilën pjesë në trupën nderkombetare të paqes, është fakti se çdo vend në bazë të historisë së tij ka mundur të vendosë lirisht dhe megjithatë të bashku kanë mundur të nxjerrin një rezultat. Kjo do të thotë shumë për politikën e ardhshme të jashtme të kësaj bashkësie."


Por për Lindjen e Mesme shkruan Frankfurter Allgemeine:

"Misioni në jug të Libanit është i vështirë, si ushtarakisht ashtu edhe politikisht. As që duket gjëkundi ndonjë iniciativë diplomatike. Rioerintimi i politikës së brendshme libaneze pas "pranverës së Bejrutit" dhe tërheqjes së sirianëve mbetet e brishtë, qeveria e re izraelite nën kryeministrin Ehud Olmert ka humbur mbështetjen te popullsia. Tani "kuarteti i Lindjes së Mesme" duhet rigjallëruar. Degjohet mesazhi, por mungon besimi, se mund të arrihet shpejt diçka me të. Prandaj ushtarët evropianë në Liban duhet të veprojnë në një situatë të nderlikuar. Për dergimin e tyre flet fakti, se vatren e krizës Lindjen e Mesme e kemi para derës dhe ajo është me rëndësi qëndrore për politikën botërore. Ndryshe nga Kongoja Evropa ka atje interesa të rendesishme ekzistenciale."

Arrestimet e dy të dyshuarve të tjerë në rastin e atentateve të dështuara ndaj trenave shtojnë dyshimet për rrjete terroriste në Gjermani.
Badisches Tagblatt shkruan për rrezikun e terrorit

"Sukseset në kapjen e terroristeve janë pjesë e gëzueshme e zhvillimeve. Me çdo detaj të zbuluar sërish për nderlikimin e personave të tjerë bëhet edhe më e mundshme, që në Gjermani të ekzistojnë rrjete terroriste islamiste, të cilat nuk e shfrytëzojnë vendin vetëm si zonë për tërheqjeje, por ata synonin edhe të kryenin sulme në RFGJ. Për këtë flasin edhe rrethanat, që të dy dyshuarit kryesore u takuan në Gjermani dhe me gjithë distancën hapësinore e gjetën njëri-tjetrin."


"Eßlinger Zeitung"

"Përpjekjet për atentate në Londër kanë treguar, se në rradhë të parë është i rëndësishëm bashkëpunimi i policive. Ky bashkëpunim është dëshmuar edhe në ndjekjen e libanezëve, të cilët deshën të hidhnin në erë trena gjermanë me valixhe me bomba. Përndryshe vlen të thuhet se fakti që të dy libanezët nuk mundën t´i kryenin veprat e tyre të tmershme, ishte më shumë fat dhe kishte të bënte me paaftësinë teknike të atentatorëve. Të premtosh siguri në luftë kunder terrorit është e papërgjegjshme. Një siguri të tillë ka në Gjermani dhe në mbarë botën."


"taz" lidhur me lirimin e gjermanoturkut Murat Kurnaz nga Guantanamo

"Murat Kurnaz është përsëri në Gjermani. Pas katër vjet e gjysëm heqje lirie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në Guantanamo i riu gjermanoturk u kthye dje persëri në qytetin e tij Bremen. Megjithë gëzimin tani duhet ripërtypur edhe roli i qeverisë gjermane në këtë dramë. Në fakt ajo ka nderhyrë mjaft muajt e fundit për lirimin e Kurnazit. Por në fund të 2002 kur SHBA ofruan kthimin e të riut sic duket të parrezikshem, qeveria e mëparshme pat thënë për çudi jo: Kurnaz është i padëshërueshëm në Gjermani. Ajo i refuzoi kështu ndihmën dhe lirinë një njeriu të lindur dhe të rritur këtu. Kështu që ajo mban përgjegjësi për dy vjet e gjysëm të tjera të heqjes së pakuptimtë të lirisë në kushte të padenja njërëzore."


Abendzeitung e Mynihut shkruan për Guantanamon

"Amerikanët e dinë që në vitin 2002, se Murat Kurnaz është i pafajshëm. Për shefin e Guanatanamos Harry B. Harris ai mbetet megjithatë një luftëtar armik. Eshte e tmerrshme se si administrata e Bushit e ve veten mbi te drejten dhe ligjin, sepse vepron në sherbim të së mirës, në sherbim të zotit. Guantanamo është një turp. Për SHBA, vendin e lirisë, pa ashtu për të gjithë botën perendimore. Lufta kundër Guantanamos nuk duhet të marrë fund me rastin Murat Kurnaz."