1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci5 Korrik 2004
https://p.dw.com/p/ArzZ

Gazeta" Shekulli" boton sot opinionin " Marrëveshja nuk vlen para Kushtetutes" ne te cilin shprehen disa mendime lidhur me marrveshjen e arritur javen e kaluar PS- PD per te reformuar Kodin Elektoral te Shqiperise dhe per te zbatuar rekomandimet e OSBE/ ODHIR – it.

Thelbi i reformimit te Kodit, shkruan " Shekulli" ne opinionin e mesiperm, eshte perberja e KQZ dhe funksionimi.i tij larg presioneve partiake dhe dyshimeve te paleve qe marrin pjese ne garen elektorale. Por marrveshja PS- PD kerkon t´u imponoje vullnetin e dy partive te medha atyre te vogla ne kurriz te Kushtetutes. Marrveshja, ve ne dukje gazeta, nuk parashikon se si do te zgjidhen anetaret e KQZ-se por artikulon rikompozimin konsensual te ketij komisioni. Nderkohe qe perberja e KQZ rregullohet sipas udhezimeve kushtetuese, qe jane ndertuar me logjiken e nje komisioni te pavarur nga ndikimet partiake. "Shekulli" sugjeron që debati duhet te nise nga Kushtetuta dhe te shfuqizohet neni perkates lidhur me proceduren e zgjedhjes se anetareve te KQZ, perderisa ky nen rezultoi i tillë qe nuk siguron nje komision te pavarur.

Gazeta "Panorama" boton sot opinionin" Pronat dhe levizjet e reja politike."

Gazeta parashikon qe nese Levizja per integrim e ish kryeministrit Ilir Meta dhe ajo per zhvillim Kombetar e Leka Zogut do te shprehen qarte per zgjidhje te çeshtjes se pronave ato mund te fitojne elektorat. Gazeta sheh si opsion te mundshem edhe nje aleance mes ketyre dy formacioneve te sapodala ne skenen politike te Tiranes, pavaresisht se njera eshte e drejtimit te majte dhe tjetra te djathte, opozitar. Sipas gazetës "Panorama" nje aleance e tille do te kishte rezultat pozitiv. Nese merr persiper te zgjidhe çeshtjen e pronave ne fgavor te pronareve atehere nje aleance e tille, mund te fitoje zgjedhjet e ardhshme parlamentare, parashikon gazeta.

Gazeta "Koha Jone" boton sot artikullin "Kur "vdesin" idete "lindin" tifozet." Gazeta kritikon tendencen e partive poltike ne Shqiperi per t´u depolitizuar duke ofruar pjesearrje ne to te shoqerise civile, te intelektualeve, nderkohe qe administrata shteterore eshte e politizuat ne ekstrem. Sipas kesaj gazeta, ne Shqiperi njerezit nuk ndahen ne perkrahes te assaj apo kesaj force politike, pasi ato jane te depolitizuara por ne perkrahes te prijesit , te nje politikani te majte apo te djathte. Kjo sjell qe ne vend te anetareve te partise ne Shqiperi te kete tifoze partish dhe shndrrimin e partise nga laboratore idesh per te ardhmen e vendit ne laboratore intrigash dhe kulisash.

Partite politike ne Shqiperi therrasin ne ndihme, shkruan " Koha jone" depolitizimin per te fshehur nepotizmin, therrasin ne ndihme intelektualet per te fshehur tifozet e atyre qe kane ne krye. Ndekohe qe depolitizimi i administratea eshte parakusht i shtetit ligjor.