1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

4 Korrik 2004
https://p.dw.com/p/Arzb

Gazeta "Korrieri" boton sot editorialin "Pse duhen zgjedhje te parakohshme?" netecilin analizon sy ngjarje te fresketa, qe sipas saj jane kuptimplote per situaten politike ne vend. Se pari mosdekretimi i ligjit te pronave nga presidenti Moisiu dhe së dyti, largimin nga salla e Prlamentit, i kater deputeteve socialiste, perkrahes te ish kryeminsitrit Ilir Meta, kur votohej ligji per statusin e ish te perndjekurve politike dhekur opozita kishte braktisur punimet me pare. Keto dy ngjarje, ne editorialin e botuar sot ne gazeten" Korrieri", interpretohen te rendesishme per te treguar se maxhoranca eshte futur "de facto" ne nje krize parlamentare, pasi dy ligjet e mesiperme jane nder me kryesoret e ketyre viteve te fundit. Keto dy zhvillime sipas gazetes "Korrieirt" flasin qe kryeministri Nano nuk e ka me te sigurte maxhorancen ne Parlament. Ne kushtet kur ne skenen politike ka dale nga e majta Levizja per Integrim e Ilir Metes dhe nga e djathta Levizja per Zhvillim Kombetar e Leka Zogut, Nano bashke me Berishen jane te interesuar per zgjedhje te parakohshme parlamentare per te mos u lene kohe rivaleve te rinj politike te bejne per vete elektoratin.

Edhe gazeta "Shekulli" vlereson si ngjarje dite idene e zgjedhjeve te parakohshme, te publikur tanimë jho nga opozita püor vete socialistet ne pushtet. Kjo gazete citon sekretarin per marrdhenie me publikun te kesaj partie, Bardhyl Agasin, te kete thene se nese komisioni AD HOC qe do tengrihet per reformimin e Kodit Elektoral deshton nga mospjesemarrja ne te e perfaqesuesve te partive te vogla, atehere socialistet nuk u tremben zgjedhjeve te parakohshme. Kjo gazete citon edhe kryetarin e Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, te kete thene se Socialistet pa aleatet e tyre te majte i kane te humbura zgjedhjet parlametare te vitit 2005.

Mosdekretimi i ligjit te pronave nga presidenti Moisiu dhe kthimi ne Parlament per t´u rishqyrtuar eshte nje teme tjeter te ciles shtypi i Tiranes i ka kushtuar sot vemendje.

Gazeta" Albania" ben te ditur se qendrimi i Presidentit eshte kundershtuar nga PS dhembeshtetur nga opozita, e kryesuar nga PD e Berishes si edhe nga prania e OPSBE- se ne Tirane, e cila asistoi perpilimin e ketij ligji. Gazeta citon socialistet të kene thene se Presidneti nuk ka kopetencat e duhura per ta kthyer ligjin.

Gazeta" Koha Jone" boton tri nenet per te cilat Presidneti nuk e ka dekretuar ligjin e pronave. Keto nene nuk prekin as thelbin e ligjit as menyren e kompensimit te pronareve te ligjshem. Nenet e kontestuara kane te bejne thjesht me kopetencat e komitetit shteteror qe do te merret konkretisht ne terren me kthimin dhe kompensimin .