1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci / Tiranë17 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0W

Gazeta "Koha Jonë"vazhdon edhe sot te jete e fokusuar ne reagimet e mediave ndaj padise penale qe kryeministri Nano ka çuar ne Gjykaten e Llarte dhe ne Prokurorine e Pergjithshme per botuesin e kesaj gazete dhe njëherazi deputetin Nikolla Lesi.

"Koha Jonë" boton sot nje shkrim me titull "Nano – Lesi nje beteje e humbur" shkruar nga Drejtori i Pergjithshem i TV Klan, Aleksander Frangaj. Autori i ben thirrje kryeministrit ta terheqe padine per shpifje ndaj gruas se kryeministrit ose ta beje ate kur te mos jete me kryeminister." Pozicioni i gazetarit" thekson gazeta, "e ben fitimtar Lesin,pa filluar betejen, pasi Zoti Nano eshte ne pozicion te pabarabarte me Nikolle Lesin. Kjo nuk do te thote se Lesi ka te drejte por qe ai do te fitoje betejen."

Gazeta"Shekulli" dhe " Panorama" i hapin sot materialet e tyre me lajmin e vrasjes se tre djemve nga e njejta familje si pasoje e shperthimit te nje predhe nemalesite e Kukesit.. Ngjarja tragjike, sipas ketyre dy gazetave, ka ndodhur ne kufirin Shqiperi – Maqedoni, 1, 5 km brenda territorit shqiptar. Gazetat i rerohen burimevete të policise kur shkruajne se predha mund tekete mbeteur atje qe nga koha e konfliktit ne Maqedoni.

Nder opinionet e botuara sot ne shtypin e Tiranes veçojmë ate te gazetes "Shekulli" me titull "A egziston identiteti kosovar?" Gazeta perpiqet te argumentoje se egziston vetem nje identitet kombetar shqiptar dhe jo dy: nje ne Shqiperi dhe tjetri ne Kosove.

"Shekulli" e quan te pavend krahasimin me krijimin e dy kombeve, atij gjerman dhe austriak mbi te njejtin substrat etnik. Kosova, shkruan gazeta nuk ka historine politike, ushtarake dhe kulturorete Perandorise Austriake. Ajo u shkeput nga trungu i Shqiperise ne vitin 1913 dhe qe atehere nuk i ka reshtur perpjekjet per t´u bashkuar. Gazeta sjell argumenta se edhe krahasimi i rastit te Kosoves dhe Shqiperise me ate te Rumanise dhe te Moldavise nuk eshte adekuat pasi pas shembjes se komuniszmit Moldavia nuk votoi qe tebashkohej me Rumanine. Gazeta pohon se egziston pa dyshim identiteti kosovar por ne kuader të hapesires kombetare shqiptare, si pjese e teresise kombetare. Angazhimi i vazhdueshem politiko –ushtarak per lirine e Kosoves dhe bashkimin e saj me Shqiperine qe nga viti 1913, sipas gazetes eshte argumenti me i mire se identiteti kosovar si identitet kombetar nuk egziston.