1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arben Muka10 Prill 2004

Shtypi i të shtunës në Tiranë rëdësi parësore u kushton veçanërisht dy sulmeve të kryera ndaj dy kryepolicëve të policisë shqiptare, njërit nga Komesariati nr.1 në Tiranë dhe tjetri nga Burreli.

https://p.dw.com/p/As1H
Fotografi: AP

Tritol dy shefave te policise”, shkruan me germa te medha ne faqen e pare gazeta KORRIERI, duke iu referuar dy ngjarjeve qe kane ndodhur gjate dites se djeshme ne Burrel dhe Tirane. “Tritol makines se inspektorit te krimeve ne komisariatin nr.1 ne Tirane, Eljano Cenko. Shperthimi i fuqishem ka ndodhur ne parkingun e pallatit te tij, vetem pak metra larg ambasades amerikane. Rrefimi i babait: Kishte nje ore qe ishte ngjitur ne shtepi, kur degjuam shperthimin e fuqishem. Shoqerohen dy te dyshuar. Shkaqet, enigme”. Nderkohe qe per ngjarjen e Burrelit gazeta shkruan: “Hidhet ne ere shtepia e kryepolicit. Nje sasi prej 400 grame tritol e vendosur ne apartamentin e shefit te policise se rendit ne Burrel Gezim Murrani e ka shkaterruar duke rrezikuar jeten e familjes ne gjume. Demtohen edhe fqinjet. Atentati i dyte me eksploziv brenda nje viti. Pistat e hetimit: “I arratisuri nga burgu i Dibres Vladimir Mataj e kishte kercenuar per vdekje”.

Ne gazetat e sotme vazhdojne reagimet ne qarqet politike pas rrezimit ne parlament te rezolutes per ceshtjen çame.SHEKULLI citon pretendentin per fron, Leka Zogu te jete shprehur: “Rrezimi i rezolutes, i turpshem, te abrogohet ligji i luftes”. Ceshtja e popullsise shqiptare te Camerise kerkon nje alternative te re dhe ajo do te mbetet nje ceshtje hapur dhe e shtruar per zgjidhje. Keshtu eshte shprehur nepermjet nje njoftimi per shtyp Leka 1. “Oborri mbreteror denoncon vendimin e parlamentit shqiptar per rrezimin e projektrezolutes mbi ceshtjen e popullise shqiptare te çamerise, duke e quajtur ate nje vendim te turpshem dhe antikombetar”, citon mes te tjerave gazeta njoftimin per shtyp.

Nderkohe ne lidhje me kete teme ALBANIA citon deputetin e PS, Spartak Braho: “Momenti ishte i papershtatshem. Nuk ishte momenti per ta votuar kete rezolute. Kishte disa aresye, por me kryesorja ishte se nuk duhet te kunderveme interesat e drejta te komunitetit çam me interesat e 600 mije shqiptareve qe jetojne dhe punojne ne Greqi”.

TEMA ne faqen e politikes i kushton vemendje nje tryeze pune te partiteve te opozites mbi raportin me te fundit te BE-se per zhvillimet ne Shqiperi. “Qellimi eshte te biem dakort qe per kete raport eshte marre nje vendim qe te diskutohet ne komision ky raport, per te bashkerenduar qellimet per te nxjerre pengesen dhe shkaktarin e deshtimit”, citon gazeta shefin e opozites Sali Berisha. Kurse deputeti Preç Zogaj eshte shprehur: “Raporti, diskutime me shtresat e shoqerise. Per shkak te angazhimeve politike jemi jo vetem te detyruar, por dhe duhet ta bejme pjese diskutimi mes nesh raportin. Dhe ne vazhden e takimeve qe jane zhvilluar me grupin e biznesit dhe grupe te tjera te shoqerise civile, mund te perdoret duke vene ne qender te takimeve pjese te ketij raporti, por dhe per te thithur opinione nga shtresa te tjera te shoqerise ne lidhje me integrimin.