1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arben Muka13 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4P
"Greket masakrojne 4 emigrante", shkruan me germa te medha ne krye te faqes se pare KORRIERI. "Denoncime te reja te refugjateve te ardhur forcerisht nga Greqia. Shpetim Shabani nga Lushnja dhe pse me karte jeshile, u rrah "paq" dhe u kthye permes doganes se Kapshtices. Bashke me te, Albert Prifti e Vetiak Mane. I katerti i keqtrajtuar, Orges Osmani, 19 vjec, nga Kolonja. "Fshese" dhe per 60 te tjere. Vazhdon me "sukses" seriali i dhunes se policise greke ndaj emigranteve te ligjshem dhe te paligjshem shqiptare. Vetem dje, ne piken kufitare te Kapshtices, jane riatdhesuar dhunshem 4 emigrante shqiptare, te cilet akuzojne se jane rrahur barbarisht, pa asnje motiv nga policia e shtetit fqinje. Dhe pas "haracit" jane sjelle ne piken kufitare te kalimit ne oret e para te dites se djeshme.

Ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve te 12 tetorit per bashkine e Tiranes, SHEKULLI shkruan: "KQZ njeh fitoren e Edi Rames. Konsiderohen te vlefshme 293 procesverbale, ku Rama eshte 23 mije vota para. KQZ pritet te shpalle sot zyrtarisht Edi Ramen kryebashkiak te Tiranes. Ngjela: Moisiu te jape doreheqjen". Duke ju referuar te dhenave te kesaj gazete ne faqen e Aktualitetit nga 344 qendra votimi qe ka pasur kryeqyteti ne 12 tetor, ne 293 prej tyre KQZ e ka nxjerre deri me tani rezultatin, ne 29 qendra procesverbalet jane brenda kutive te votimit, ne 18 qendra procesverbalet jane pa vule dhe ne 4 qendra nuk ka patur votues. "Ne 293 qendra votimi, Edi Rama ka 57.64 % te votave dhe Spartak Ngjela 38 % te votave", shkruan sot SHEKULLI.

"Kush humb dhe kush fiton nga dasma "Nano - Pollo"?, pyet me germa te medha ne faqen e pare e perditshmja ALBANIA. "Mundesia e krijimit te nje qeverie te re nga kryeministri Nano, ku te perfshihet edhe PDr-ja, sigurisht qe ka efekte shume te forta ne skenen politike shqiptare. Pjesmarrja e Genc Pollos ne qeverine e z. Nano ndikon ne defaktorizimin e perkohshem politik te disa prej kundershtareve me potenciale te kryeministrit Nano brenda PS-se dhe koalicionit te majte. Ate qe realisht dalin te humbur nga koalicioni Nano - Pollo, jane Meta, Gjinushi, ish presidenti Meidani, mbeshtetesit e tyre dhe mbase dhe vete zoti Pollo.

"Opozita, aleate e Nanos President". Zbulohet strategjia e kryetarit te mazhorances ne ambicjet e tij presidenciale", shkruan ne faqen e politikes, KOHA JONE. "Zbulohet levizja e fundit e kryetarit te mazhorances, Fatos Nano. Te gjithe luften politike te tij brenda rradheve te mazhorances, kryesocialisti e ben me nje qellim, te jete president i Republikes. Dhe kete kerkon ta arrije duke bere aleance me PDr-ne e Pollos dhe duke bashkepunuar me Berishen deri ne zgjedhje te parakohshme".

Gazeta TEMA pasqyron qendrimin e opozites ne Parlament, per te detyruar Kryeministrin Fatos Nano qe ose te zevendesoje dy ministrat e munguar ne kabinetin e tij ose te jape doreheqjen. "Opozita bllokon sot Kuvendin deri sa te zgjidhet kriza e qeverise Nano. Berisha: Te besh nje diversion te hapur me nje parti politike qe ka humbur shumicen dhe ta zevendesosh pjesen qe eshte ne konflikt, do te thote se lidhje te tmerrshme ta detyrojne ta besh ate. Kjo eshte perpjekja e fundit e klanit te Zemunit per te qendruar ne pushtet. Kam besim se Parlamenti do te qendroje fuqishem kunder perpjekjes per te mbajtur ne kembe nje qeveri", citon sot mes te tjera shefin e opozites Berisha, gazeta TEMA.