1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Tiranës

Ani Ruci5 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3j

Shtypi i sotëm i Tiranës vazhdon edhe sot të ketë në fokus të rejat me te fundit në luftën e brendshme që ka mbërthyer keqazi, që prej disa muajsh PS që qeveris vendin.

Gazetat citojnë ish kryeministrin Ilir Meta të ketë akuzuar sërish kryeministrin dhe liderin socialist Fatos Nano, se ky i fundit komandohet nga bota e krimit. Akuza e rradhes e kryeministrit Nano ndaj Metës lidhet me rrjeshtimin e tij, sipas liderit socialist, ne kampin opozitar të Berishës. Gazetat citojnë sot Nanon të ketë thënë dje se Meta festoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e pjesshme te zgjedhjeve ne Tirana dhe se bën pazare dhe puç skraparllinjsh ne kurriz të Edi Ramës,kryetarit ne detyre te bashkisë së Tiranës dhe kandidatit per postin e kryetarit te PS.

Një temë tjetër.e lidhur me luftën brenda PS, e trajtuar sot nga gazeta" Korieri" dhe prej disa ditësh nga "Koha jonë" është ajo e kryerjes ose jo para dy vitesh nga kryeministri Nano, i një aksidenti automobilistik vdekjeprurës.

Gazeta "Korieri" citon sot kryeministrin të ketë hedhur poshtë akuzën se ka qene ai që ka shtypur shtetasin Petrit Islamaj, në fshatin Shkallnuer të Durresit, ne 3 Shkurt të vitit 2001. Gazeta citon edhe rivalin e tij, Ilir Meta të ketë thene se Nano ka probleme me drejtesinë.

Gazeta "Koha jonë" e hap sot materialet e saj me titullin "Nano, autor i aksidentit." Kjo gazetë boton dëshminë e një oficeri policie të qarkullimit rrugor të Durresit per te cilen thekson se ajo eshte e regjistruar dhe " Koha Jone" mund t´ia japë prokurorit te Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Gazeta "Albania" boton sot të plotë fjalën e Edi Ramës,të mbajtur dje ne Vlorë ku ai u bëri thirrje palëve kundështare ne PS, kryetarit te saj Nano dhe atyre qe mendojnë ndryshe nga ai, të arrijnë një marrveshje për të mos hedhur më baltë ndaj njëra tjetrës por të respektojnë idetë ndryshe dhe tía lëne votes dhe konkurimit te platformave meritën e fitores së njërës pale ndaj tjetrës, të njërit individ ndaj tjetrit.

Ndër materialet e botuara sot në shtypin e Tiranës tërheq vëmendjen analiza me titull "Procesi i integrimit është kulaç apo kërbaç?"botuar ne gazetën "Koha jone." Gazeta kritikon perfaqesuseit e organizmave europiane për qendrime cinike dhe te papergjegjshme ndaj Shqipërisë në lidhje me zhvillimet e saj aktuale politike dhe ekonomike. Vleresimet e tyre shpesh, konstaton gazeta bien ndesh me realitetin duke ndikuar me shume negativisht se ne dobi te integrimit europian te vendit. Si shembullin me tipik te qendrimevete tilla gazeta "Koha Jonë" sjell europarlamentaren Doris Pack. Sa here vjen ne rajon, shkruan gazeta, ajo sillet si te ishte trashegimtarja e ndonje froni mbreteror dhe i ka dhene kaq fuqi vetes sa mund te imponoje edhe shpikjen dhe zbatimin e formules absurde te presidentit konsensual, te thote nese duhen bere ose jo zgjedhje te reja, te vendosë se cili nga te preferuarit e saj duhet te vije ne pushtet dhe cili duhet te largohet, te lërë detyra shtepie dhe te caktoje afate ultimative per integrimin europian, thua se ajo eshte Shen Pjetri i BE dhe ne duart e saj ndodhen çelësat e parajses dhe te ferrit. Në këtë analize theksohet se nje pjese e madhe e ndihmes monetare të BE per Shqiperine shkon ne xhepat e eksperteve, komisionereve, perkthyesve nga Europa tqe paguhen me rroga shumë të larta, pasi Shqiperia konsiderohet, shpesh enkas, si vend i pasigurtë, ku mund te humbasësh kokën.