1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit te Kosoves

3 Qershor 2004
https://p.dw.com/p/As0A


Shtypi i Kosoves riaktualizon rrezikun e ecjes se ngadalshme te proceseve ne Kosove. Per kete, terhiqet verejtja edhe ne komentin redaksional te gazetes "Zeri' e cila nenvizon se " Duket qe i ka ardhur serish koha fuqizimit te frustrimeve te kryeministrit Rexhepi dhe te Qeverise se Kosoves. Privatizimi vazhdon te jete i bllokuar, zyrat e premtuara presin mbeshtetjen e Adminitstrates se OKB-se, ashtu sikurse edhe propozimi per krijimin e Keshilit te Sigurise". Gazeta thekson se " Nese ne UNMIK dhe ne disa prej kryeqendrave perendimore ka pasur disponim qe te ndihmohet Qeveria e Kosoves dhe kryeministri Rexhepi, duket qe ky disponim ka dhene rezultate fare modeste". Ne kete kontekst,"Zeri" shkruan se " Pasi qe kjo nuk po ndodh, atehere , jo vetem qe jane shtuar frustrimet e kryemimnistrit Rexhepi, por po ashtu, jane rifuqizuar qendrimet e autoriteteve vendore per marrjen sa me shpejt qe eshte e mundur te te gjitha kompetencave, duke perjashtuar ketu ato qe perkojne me mbrojtjen ( te cilat duhet ti mbaje KFOR-i dhe Pakti NATO).

Gjithnje ne temen e relacioneve UNMIK-u - institucionet vendore, "Kosova Sot" editorialine numrit e qel me konstatimin se "Pikerisht atehere kur nuk nevojitet, ne skenen politike shfaqet tensionimi i padeshirueshem. Pas mbledhjes se djeshme te qeverise eshte zyrtarizar tensionimi me i ri mes kabinetit Rexhepi dhe misionit te OKB-se. Vendimi arbitrar i amerikanit Brajshou, qe tani eshte shef i UNMIK-ut, ka shkaktuar reagimin e menjehershem qeveritar. Dhenia e pjeses me te madhe te suficitit KEK-ut nga ana e Brajshout, eshte konsideruar si nje veprim ne kundershtim me prioritetet e ekzekutivit".

"Bota Sot" ne editorialin me titull" Kushtetuta e shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves", duke i hedhur nje veshtrim synimet te institucioneve ligjevense te Kosoves per te ndryshuar Kornizen Kushtetuese, veren se " Koha tregon perdite se ndryshimet ne Kornizen Kushtetuese te Kosoves, projekti i Kushteutues kalimtare te Kosoves, si dhe te gjitha nismat e tjera te pjeseshme politike, ekonomike apo sociale nuk zgjidhin asgje thelbesore per te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves. Perditeshmerine dhe perspekiven e Kosoves e zgjidh vetem hartimi i Kushtetutes se re te shtetit te pavarur dhe sovna te Kosoves" komenton "Bota Sot".

Sa i perket temes se pavaresise per Kosoven, perkatesisht pavaresine e kushtezuar, shkepusim fragmente nga intervista e Dushan Janjiqit, sociog serb nga Beogradi i cili ne gazeten "Epoka e Re' citohet te kete thene "Mendoj se" pavaresia e kushtezuar" eshte njera nder temat legjitime, te cilen duhet ta shtrojme ne tavoline...". Mirepo, Janjiq terheq verejtjen me konstatimin se "… si Kosova ashtu edhe Serbia nuk kane me as force dhe as motiv per ti ndryshuar kufijte dhe nuk duhet ti ndryshojne me dhune. A do ti ndryshojne me marrveshje, kjo eshte ceshtje tjeter…", shprehet Dushan Janjiq.

Shtypi vazhdon te trajtoje edhe krizen sociale ne Kosove, per te cilen e perditeshmja "Pavaresia" nenvizon se " Kriza sociale drejt ekstremit. Kosoven e presin shume greva te punetoreve".