1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasuritë e Kosovës në Serbi & Përvejtori i pavarësisë dhe serbët e Kosovës & Decentralizimi i pushtetit në Maqedoni

19 Shkurt 2010
https://p.dw.com/p/M5md

Kosova ka mbi 155 prona të ndërmarrjeve shoqërore jashtë territorit të saj, pjesa më e madhe e tyre janë në Serbi dhe Mal të Zi. Prishtina dhe Beogradi gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë kanë diskutuar shumë pak për asetet e Kosovës në Serbi. Ekspertët e ekonomisë, thonë se zgjidhja e problemeve duhet të kërkohet me rrugë diplomatike, sepse Kosova dhe Serbia nuk komunikojnë mes vete.

Kosova të mërkurën kremtoi dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shtetin më të ri në botë e kanë njohur deri tani 65 vende dhe të gjitha vendet fqinje, me përjashtim të Serbisë. Po si jetojnë serbët në Kosovën e pavarur dhe çfarë mendojnë ata dy vjet pas shpalljes së pavarësisë?

Procesi i decentralizimit të pushtetit në Maqedoni po përcillet me një varg problemesh serioze. Qytetarët thonë se kanë humbur shpresat për një decentralizim të mirfilltë. Ndërsa kryetarët e komunave pohojnë se kufizimi i kompetencave të pushtetit lokal është pasojë e problemeve të shumta.

Autor: Bekim Shehu/Ajete Beqiraj/Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani