1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasyqra e shtypit të Tiranës

Ani Ruci / Tiranë9 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0c

Shkaqet dhe përgjegjësitë e revoltes se pardjeshme të të paraburgosurve ne burgun e Laçit perbejne temën e faqeve te para te shtypit te sotem te Tiranes.

Gazeta "Korieri" ne titullin që hap sot numrin e saj paralajmeron prangosjen e kokave te policise se burgut të Laçit. Gazeta shkruan se eshte arrestuar zv.komandanti i qelive Lekë Rrema dhe është shpallur ne kerkim komandanti Armando Muça. Sipas gazetes revolta erdhi si reagim ndaj keqtrajtimit te policise dhe kushteve te veshtira te jeteses.

Gazeta" Shekulli" citon sot zv.ministrin e Drejtesise, Përparim Sanxhaku të ketë pranuar se sistemi i paraburgimit ne Shqiperi eshte ne gjëndje shumë të rëndë persa i perket infrastruktures dhe se ai ne menyre absurde vazhdon te jete nen vartesinë e Ministrisë së Rendit dhe jo te Drejtësisë.

Gazeta" Albania" boton sot nje interviste me Vasilika Hysin, kryetare e Komitetit Shqiptar te Helsinskit, ku ajo pohon kushtet tejet te veshtira ne dhomat e paraburgimit, ku, sipas saj, numri i te burgosurve eshte dy, tre here me i madh se kapaciteti i qelive.

Tema e integrimit europian te Shqiperise eshte ajo qe ka zgjedhur per kryeartikullin e saj te sotem gazeta "Korieri".Në titullin "Europa: fat apo vetemallkim" kjo gazete pohon se publiku i Shqiperise eshte bombarduar me thenie dhe kunderthenie per te verteten e integrimit te Shqiperise ne BE dhe sidomos per kohen kur ky integrim do te behet realitet. Gazeta kritikon politikanete Tiranes qe kanëshpallur afate per nenshkrimin e marrveshjes se Asocim – Stabilizimit. Sipas gazetes" Korieri" Europa eshte fati gjeostrategjik i Shqiperise qe ka ardhur ne deren e saj per here te pare pas shpalljes sa saj shtet i pavarur. Por, nenvizon gazeta, " …është mallkim menyra se si nje pjese e rendesishme e politikes se Tiranes rroket e kacafytet duke shkelur endrrat e shqiptareve per ta para veten sa me pare ne BE. Ne kete kuptim Europa kthehet ne nje vetemallkim ciklik shqiptar."

Gazeta "Albania" boton sot nje shkrim nga shefi i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Lutz Saltzmann me titull "Europa: Bashkimi nje hap drejt botes se neserme." Autori ben nje pershkrim te stadit ku eshte Shqiperia ne raport me standartet qe duhet te arrije per t´u integruar ne Europe. Saltzmann pohon progresin e bere ne kuadrine marrveshjes se Asocim- Stabilizimit por e quan ate me ritme te ngadalta. Ne artikullin e botiar sot tek "Albania"ai thekson domosdoshmerinë e ngritjes se nje administrate politike me efikase dhe profesioniste, te nje vullneti me te madh politik dhe veprimesh me konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

"Shqiperia duhet te tregoje se është pjekur dhe eshte ne gjendje te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme sipas standarteve nderkombetare" shprehet Saltzman ne artikullin e botuar sot ne gazeten" Albania."