1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PE diskuton për skandalet e Berlusconit

9 Tetor 2009

Edhe Parlamenti Evropian po ushtron kritikë ndaj perandorisë mediatike të Beluskonit. Përfaqësues të të majtëve, liberalëve dhe të gjelbërve sulmuan kontrollin e gjerë të Berluskonit mbi institucionet televizive.

https://p.dw.com/p/K2uQ
Silvio Berlusconi
Silvio BerlusconiFotografi: AP

Kjo ndodhte në Parlamentin Evropian, por të krijohej më shumë përshtypja se ishe në Romë:


"Shkoni në Kubë, në Teheran, nëse ju doni të mbroni lirinë e shtypit. Të kini turp, shkoni pra atje, ju burracakë, burracakë. – Zoti Borghezio, mbylleni fjalimin tuaj- Rroftë Italia e lirë. Fjalën e ka Zoti Casini për një minutë e 30."

Berlusconi dhe Merkel në një samit të BE në Bruksel
Berlusconi dhe Merkel në një samit të BE në BrukselFotografi: picture-alliance /dpa



Parlamentarët pro qeverisë italiane kundër debatit në PE


Mario Borghezio nga Lega Nord, pra i partisë, e cila është në koalicionin qeverisës të Berlusconit tregoi shembullin më të zhurmshëm të asaj për të cilën kishin paralajmëruar edhe shumë konservatorë. Debati për rreziqet e dyshuara apo të vërteta për lirinë e shtypit nuk ka vend në parlamentin evropian, mendon shefi i grupit të EVP Josef Daul:

"Së pari dua të dënoj keqtrajtimin e këtij institucioni si forum për një debat kombëtar. Kjo është njëkohësisht shprehje e mosbesimit për një vend, në të cilin e drejta evropiane zbatohet dhe vihet në jetë ashtu si edhe në vendet e tjera".


Pikërisht aty shumë të tjerë kishin dyshimet e tyre. Proceset kundër gazetarëve italianë dhe të huaj që kanë raportuar skandale të Berlusconit janë një turp, tha Judith Sargentini e të gjelbërve:


"Si mund t´u shpjegojmë ne anëtarëve të rinj dhe kandidatëve për në BE se ata duhet të kenë medie të shumëllojshme, në qoftë se ne nuk jemi gati t´i themi Italisë se është gabim që një person i vetëm të kontrollojë televizionet private dhe publike"

Rezolutë në mbrojtje të gazetarëve të padëshiruar

Socialistët, të gjelbërit dhe liberalët duan të aprovojnë një rezolutë. Ajo duhet të dënojë proceset e drejtuara kundër gazetarëve të padëshiruar si edhe të bëjë me dije se krijohen konflikte interesash nëse politikanët janë edhe sipërmarrës mediesh. Përveç kësaj, do të kërkohet edhe një direktivë e BE-së kundër përqëndrimit të medieve.


Megjithatë: Për pyetjen nëse parlamenti do të duhej të debatonte sot për Italinë kishte një shumicë të ngushtë prej vetëm 16 votash. Nëse rezoluta do të ketë një shumicë është një çështje mëse e hapur. Për këtë do të votohet pas dy javësh.

Protesta kundër Berlusconit
Protesta kundër BerlusconitFotografi: AP

Autor: Andreas Reuter/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi