1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pesë vjet pas dërgimit të kontigjentit gjerman të bundesvehrit në Kabul

Said Musa Samimy14 Janar 2007

Gjendja e sigurisë në Afganistan - kritike

https://p.dw.com/p/AqnL
Bundesvehri gjatë patrullimit në Kabul
Bundesvehri gjatë patrullimit në KabulFotografi: AP

Së bashku me policinë afgane ushtarët e bundesvehrit patrullojnë prej 14 janarit të vitit 2002 në rrugët e Kabulit në kuadër të mandatit të trupës ndërkombëtare të mbrojtjes, ISAF. Ndërkohë ISAF-i ka zgjeruar misionin e tij në të gjithë Afganistanin.

Misioni ISAF

Me ftesë të Kombeve të Bashkuara në nëntorin e vitit 2001 përfaqësues politikë nga katër grupacione politike të Afganistanit u mblodhën në Bon, për të zhvilluar bisedime mbi mundësitë e ndërtimit demokratik të këtij vendi. Në 5. dhjetor ata nënshkruan "Marrëveshjet e Bonit" dhe vendosën me këtë piketat për të ardhmen e Afganistanit.

Arkitektët e kësaj marrëveshjeje kanë qenë të bindur se stabiliteti i Afganistanit nuk mund të arrihet pa mbështetje nga jashtë dhe pa ndihmë ushtatarake. Këshilli i Sigurimit në 20 dhjetor 2001 miratoi rezolutën 1386 mbi dërgimin e Trupës ndërkombëtare të mbrojtjes, (International Security Assistance Office) shkurt e njohur me emrin ISAF.

Mandati i ISAF- it: Mbështetja e organeve të sigurisë në Afganistan në ruajtjen e sigurisë në Kabul dhe rrethina, me qëllim që qeveria afgane, punonjësit e Kombeve të Bashkuara, si edhe një sërë organiazatash humanitare të vazhdojnë punën në siguri.
Pas vendimit të Kombeve të Bashkuara, ISAF- mori detyrën që të marrë të gjitha masat për kryerjen e detyrës së saj, përfshi këtu edhe ushtrimin e forcës ushtarake.

Qytetarët e Kabulit, të lodhur nga sulme të armatosura për vite me radhë e priten në mënyra të ndryshme, ISAF-in. Pati zëra skeptikë, por megjithatë shumica kishte shpresa që të fillonte jeta në kushte normale. Me këtë shpresë e priti ISAF-in edhe Karim Vahidi, një punonjës shteti, kur e pa për herë të parë:

"Ndjesia ime ishte që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur t'i japë fund luftës së vazhdueshme në Afganistan. Për këtë kemi patur shpresa, që të mos i shihnim ata kriminelë prapë në pushtet."

Si shihet ISAF-i në Afganistan

Më vonë në qershor të 2004, me kërkesë të qeverisë afgane në samitin e NATO-s në Stamboll u vendos që të zgjerohej misioni i ISAF-it në të gjithë Afganistanin. Aktualisht në këtë mision kontribuojnë pjesë 37 shtete me rreth 33.000 ushtarë, ndër ta edhe 2900 ushtarë gjermanë. Kontigjenti gjerman është i stacionuar në Kabul, dhe kryesisht në veri dhe verilindje të vendit, zonë kjo relativisht e qetë.

Në veriun e vendit, prania e trupës ndërkombëtare shihet me lloj qetësie. Tayabullah, një tregtar afgan nga Masar-i-Sharif thotë: "Ne jemi të kënaqur. Vetëm prania e ISAF-it në qytet na jep ndjenjën e sigurisë. Ne mendojmë që ISAF-i e ka situatën nën kontroll."

Edhe Soraya një studente nga qyteti Puli Khomri mendon po kështu: "Gjendja në Puli Khomri është shumë e mirë. ISAF-i kujdeset për sigurinë e popullatës dhe ofron ndihmë."

Përkundrazi në jug të Afganistanit gjendja është gati para shpërthimit. Këtu zhvillohen ende luftime dhe civilët e vuajnë një gjendje të tillë. Abdul Qadiem Patyal, gazetar nga Kandahari vëren:

"Në Kandahar ka ndryshuar gjendja. Fillimisht populli e pa ISAF-in si faktor sigurie dhe stabiliteti. Por për fat të keq situata ka ndryshuar dhe populli e sheh tani ISAF-in gati me urrejtje. Sepse ISAF-i reagon me nervozitet ndaj sulmeve vetvrasëse, gjë që bën të vriten e plagosen edhe civilë."

Sulmet e rebelëve radikalistë islamikë, para së gjitashë në jug, i kushtuan jetën 4000 vetëve vitin e shkuar, ndër ta 1000 civilëve. Zëdhënsi i ISAF-it, Riçard Nugee shpreh keqardhjen për viktimat civile: "Mendoj se ky është gabimi i vetëm që kemi bërë. Ne po përpiqemi në mënyrë esktreme që të mënjanojmë vitin e ardhshëm vdekjen e civilëve."

Zhvillimet në Afganistan janë mjaft delikate, dhe vendi nuk mund të qetësohet vetëm me forcën e ushtrisë. Ai duhet rindërtuar.