1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Philip Lahm kapiteni i 11-es gjermane

28 Maj 2010

Trajneri i skuadrës kombëtare gjermane të futbollit, Joachim Löw prezantoi në një konferencë për shtyp kapitenin e ri dhe portierin e 11-s gjermane që do të luftojë për titullin në Kampionatin Botëror të futbollit 2010.

https://p.dw.com/p/Nbwe
Philip Lahm, do të jetë kapiteni i skuadrës gjermane.
Philip Lahm, do të jetë kapiteni i skuadrës gjermane.Fotografi: dpa

Philip Lahm, 26 vjeçar do të jetë kapiteni i skuadrës gjermane. Trajneri e emëroi Lahm-in pas daljes nga kampionati të kapitenit Michael Ballack, i dëmtuar rëndë gjatë një ndeshjeje futbolli.

"Philip Lahm do të marrë postin e kapitenit, ndërsa Bastian Schweisteiger do të jetë zëvendëskapiteni", njoftoi trajneri gjerman.

Ndërsa 24 vjeçari Manuel Neuer i skuadrës së Shalkes, do të jetë numri 1 në portën gjermane. Neuer doli para Tim Wiese-s nga skuadra e Bremenit. Këshilli i skuadrës do të përbëhet nga Miroslav Klose, Per Mertesacker, Arne Friedrich, Philip Lahm dhe Bastian Schweinsteiger.

Ekipi gjerman për në Afrikë të Jugut.
Ekipi gjerman për në Afrikë të Jugut.Fotografi: picture alliance/dpa

Ndërkohë Franca do të jetë mikpritësja e kampionatit evropian të futbollit 2016. Komiteti ekzekutiv i UEFA-s në Gjenevë i dha përparësi francezëve, që lanë pas Italinë dhe Turqinë. Kampionati pas gjashtë vjetësh do të zhvillohet për herë të parë me pjesëmarrjen e 24 skuadrave. Franca ka qenë ndërkohë mikpritëse e Kampionatit Evropian në vitin 1960 dhe 1984. Gjithashtu në Francë janë zhvilluar Kampionatet Botërore të vitit 1898. Kampionati i ardhshëm Evropian zhvillohet në vitin 2012 në Poloni dhe Ukrainë.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama