1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

091110 D Russland Atommüll

10 Nëntor 2010

Ndihma Gjermane për Zhvillimin e quajti skandal dërgimin e mundshëm në Rusi të mbeturinave atomike gjermane. Drejtuesi i organizatës, Rainer Baake tha se të gjithë e dinë sa vlerësohet mbrojtja e ambjentit në Rusi.

https://p.dw.com/p/Q3kk
Qendra bërthamore Majak
Qendra bërthamore MajakFotografi: AP

Mbeturinat atomike, të cilat me sa duket do të transportohen brenda muajve të ardhshëm nga Ahausi në fabrikën atomike ruse Majak në Ural e kanë burimin nga instituti i kërkimeve atomike të RDGJ, Rossendorf. Bazë për transportin është një marrëveshje e Rusisë me SHBA. Në bazë të saj, Rusia tërheq në vend elementë katodikë prej reaktorëve të kërkimeve, të cilët dikur furnizoheshin nga Bashkimi Sovjetik. Megjithatë, 951 shkopinjtë katodikë të Rossendorfit sipas planit do të mbeteshin në Ahaus, derisa në Gjermani të gjendej një depo përfundimtare.

Mbrojtësit gjermanë të ambjentit e kritikojnë planin e ri si një variant të lirë, pa marrë parasysh sigurinë. Edhe Vladimir Slivjak, i agjencisë ruse të mbrojtjes së ambjentit, Ekosashçita, i cili ndodhet aktualisht në Gorleben, është kundër transportit të mbeturinave atomike: "Ky është një hap i papërgjegjshëm i Gjermanisë. Po është e qartë pse bëhet ai. Politika e mbetjeve atomike është një shpallje falimentimi. Ky transporti i tanishëm, si mund ta shohësh atë në Gorleben, kundër të cilit demonstrojnë rreth 50 mijë vetë, na tregon se industria atomike nuk ka gjetur një rrugë për të shpëtuar nga mbeturinat e saj atomike, përveçse t'i çojë ato në një vend tjetër."

St. Petersburg
St. PetersburgFotografi: AP


Majaku - me standarde të diskutueshme sigurie?

Në Majak, një qendër atomike për shkopinj të djegur të djegur atomikë, do të ruhen edhe mbeturinat atomike nga Rossendorfi për t'u përdorur më tej si lëndë bazë për djegiet atomike. Fabrika u ndërtua në vitet '40, për projektin sovjetik të bombës atomike. Një aksident i tmerrshëm në vitin 1957, pasojat e të cilit krahasohen me Çernobilin, u mbajt i fshehtë për dekada të tëra. Majak do të thotë "far", por ky vend, 1.500 km në Lindje të Moskës është e kundërta e një projekti far përsa i përket mbrojtjes së ambjentit. Vladimir Slivjak: "Për mendimin tim, Majaku ka një standard të ulët sigurie. Që tani atje gjen shumë mbeturina atomike. Kjo në një kohë kur ky vend depozitimi nuk është shumë i madh. Sepse Majakun e ndërtuan për të shërbyer si qendër për përpunimin e mbeturinave atomike. Disa mijëra kilometra rreth kësaj zone tani janë rrezatuar. Rreth 5 mijë vetë jetojnë tani buzë lumit Teça, në afërsi të Majakut, në një zonë të rënduar radioaktive.Atyre nuk u japin para që të shpërngulen dhe as dëmshpërblim."

Murmansk
MurmanskFotografi: picture alliance/dpa

Nga djegiet e myshqeve dhe të pyjeve në verën e nxehtë të këtij viti, ishte i kërcënuar edhe Majaku. Autoritetet shpallën në fillim të gushtit gjendjen e jashtëzakonshme, sepse flakët iu afruan fabrikës. Të rrezikuara ishin edhe uzina të tjera atomike.

Në Rusi mungojnë ligjet për trajtimin e mbeturinave atomike. Megjithë rezervat e mëdha të gazit dhe të naftës, Rusia shfrytëzon energjinë atomike për konsum energjitik të brendshëm.

Autor: Esther Hartbrich/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama