1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Plane qeveritare për rritjen e numrit të vendeve në kopshtet e fëmijëve

Agjencitë e lajmeve19 Shkurt 2007

Mbështetje e gjerë edhe nga strukturat rinore të partive

https://p.dw.com/p/AqxW
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania po përballet me dukurinë e tkurrjes së popullsisë. Politika është duke kërkuar mekanizma që nxisin rritjen e lindjeve. Për këtë arsye ministrja për familjen, kristiandemokratja Ursula von der Leyen i ka mbrojtur propozimet e veta për shtimin e vendeve të kopshteve për fëmijë. Bëhet fjalë për 500.000 vende të reja. Kostoja financiare do të jetë rreth tri miliardë euro.

Duhet të ketë respekt dhe të krijohen kuhshte për prindërit që duan të kujdesen në shtëpi për fëmijët e tyre. Por në të njëjtën kohë duhet të ketë oferta për ata prindër, të cilët duan ta lidhin punën me familjen. Ministrja pati mbështetje brendapartiake prej disa kryeministrave të landeve: Koch, të Hessen-it, Wulff të Saksonisë së Ulët, Milbradt të Saksonisë, Böhmer të Saksoni-Anhalt-it dhe Müller i Sarës. Koch dhe Milbradt vendosën një lidhje midis propozimeve të tyre dhe zhvillimit demgrafik. Veç kësaj, thanë ata, etërve dhe nënave u duhet dhënë liria për të arritur një përputhje midis familjes dhe fitimit të të ardhurave përmes punës. Qëndrimi i ministres ka gjetur edhe mbështetjen e grupit rinor të Partisë Kristiandemokrate.

Ndërkaq ministri baverez i ekonomisë, njëkohësisht pretendent për postin e kryeministrit të Bavarisë, kristiansociali Huber, i kritikoi këto pozicione. Federata nuk mund të ndërhyjë pandërprerë në kompetencat e landeve, tha ai. Nuk bën që rindarja e kompetencave midis federatës dhe landeve të vihet në pikëpyetje pa kaluar gjysmë viti, u shpreh ai. Por edhe në partinë e tij grupi rinor doli në përkrahje të propozimeve të ministres von der Leyen.