1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Po qe se janë shiitë, ka mundësi negociimi"

Alfred Schmit30 Maj 2007

Çfarë duan rrëmbyesit e pesë britanikëve në Irak?

https://p.dw.com/p/Aqm6
Kryeministri Toni Bler premtoi ndihmë
Kryeministri Toni Bler premtoi ndihmëFotografi: AP

Është dramë familjare e tipit kriminal "Ganoven" apo aksion i Al-Kaidës? Kush janë rrëmbyesit dhe çfarë duan ata? Këto pyetje preokupojnë shtabin e krizës të qeverisë britanike, i cili po punon papushim që nga pasditja e së martës.

Kryeministri britanik toni Bler (Tony Blair) u shpreh në kuadër të vizitës së tij në Libi të martën në mbrëmje, se do të bëhet gjithçka që është e mundur për t'i liruar pengjet. Ministria e jashtme në Londër ndodhet në kontakt me autoritetet britanike, edhe për të hetuar se ku ndodhen rrëmbyesit. Xhon Uilliams (John Williams), shefi i mëparshëm i komunikimit të ministrisë së jashtme britanike theksoi në televizionin britanik BBC, se qeveria e tij nuk do të paguajë shuma për lirimin e pengjeve apo të ndërmjetësojë me ta.

"Kur kemi të bëjmë me një rrëmbim politik, atëherë rrëmbyesit nisin të paraqesin kërkesat e tyre. Aktualisht qeveria britanike nuk po negocion. Por kjo këtu mund të jetë tërësisht diçka tjetër. Ndoshta shantazh. Në rast se është kështu, kujt duan ata t'i marrin para? Nga qeveria britanike, nga ajo irakiane? Apo kjo është diçka që ka të bëjë me popullatën shiite? Këtë duhet ta sqarojmë."

Mediat britanike spekullojnë për rrëmbyesit. Ndoshta rrëmbyesit janë pjesë e një trupe tradhtare të policisë, ndoshta janë milicë
shiitë, që zbatojnë urdhërat e Teheranit. Asgjë nuk mund të përjashtohet.

Ndërsa për pengjet ka më shumë të dhëna. Shumica e tyre kanë qenë kontigjent privat truprojash. Rreth 10.000 punojnë sot në Irak, shumica nga ata anëtarë të ushtrisë britanike, të joshur nga pagesa e lartë. Rreziqet për këta punonjës janë mjaft të mëdha, shprehet robin Hornsfall, veteran i trupave speciale britanike, sAS:

"Për persona privatë, Iraku është shumë më i rrezikshëm sesa për ushtarët. Ata nuk kanë kolegë të kualifikuar në anën e tyre, që në rast nevojë t'u ofrojnë ndihmë taktike. Shpeshherë ata e dinë për kë punojnë vetëm kur mbërrijnë në Irak."

Fati i pengjeve varet shumë nga fakti se kush janë rrembyesit. Grupe sunite të Al-Kaidës më parë i kanë vrarë të rrëmbyerit, ndër ta edhe 2 britanikë. Ndërsa grupet shiite pranojnë edhe negociatat, pra ka shpresë që drama të përfundojë pa gjak.