1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

201009 Giftmüll Schrott Afrika Europa

22 Tetor 2009

Makina, veshje apo kompjuter: shumë objekte që njerëzit nuk i përdorin më në vendet e BE-së dërgohen në vende në zhvillim. Shumica përfundojnë në Afrikë, e cila po kthehet gjithnjë e më tepër në depo plehërash e Evropës.

https://p.dw.com/p/KBmN
Imazh simbolik për interesat evropiane në Afrikë.
Afrika është kthyer në depozitë helmesh e Evropës.Fotografi: Montage DW / AP

"Ankesat janë të ndryshme - dhimbje koke, kruarje, ndjenjë sikur i shpon diçka në hundë apo në gjoks, tharje fyti, djegie sysh apo djegie lëkure. Po ka edhe raste të rënda si dhimbje barku apo hemoragji, hemoragji nga hunda dhe sa vjen e bëhet më keq.“

Henri Petigant, mjek në Abixhan në Bregun e Fildishtë. Tek ai vijnë shumë pacientë që kanë thithur ajrin e shtëllungave të helmëta që qelbeshin erë vezësh të prishura. Për ditë të tëra ato mbulonin në pranverën e vitit 2006 Abixhanin. Burimi i tyre janë rreth 500 tonë mbetje toksike nga një rafinerai nafte meksikane, e cila u ble për një çmim shumë të lartë prej sipërmarrjes holandezo-zvicerane Trafigura, dhe dërgohet ilegalisht me çmime dumpingu tek një tregtar në Abixhan. Për Trafigurën një biznes me leverdi. Por prej konaktit me mbetjet toksike kanë gjetur vdekjen të paktën 17 vetë. Rreth 30 000 kanë pësuar dëme të rënda shëndetsore. Trafigura ngul këmbë që mbetjet helmuese mund të shkaktojnë më e shumta simptmoma që u ngjajnë atyre të gripit.

Afrika është shndërruar një kontinent të mallrave të përdorura, second–hand.
Afrika është shndërruar një kontinent të mallrave të përdorura, second–hand.Fotografi: Simone Schlindwein

Gjithësesi kjo sipërmarrje ka rënë dakord me disa prej shoqatave të viktimava dhe të të prekurve, që t'u paguajë atyre një dëmshpërblim. Të tjerë refuzojnë që të marrin dëmshpërblimin dhe duan që t'i shohin përgjegjësit në bankën e të akuzuarve. Çështje nderi, thotë zëdhënsja e shoqatës Hortense Guidam Lobo: "Ne nuk duam para. Paratë duhet të shkojnë për shërbimin shëndetsor, për ndërtimin e spitaleve të reja. Po vdiqe ç'i do paratë?"

Rreth 3000 tonë tokë e infektuar dhe e helmuar, e paketuar me thasë në perëndim pret që të depozitohet në Afrikë. Por Afrika nuk është vetëm, stacion për mbeturinat toksike nga Evropa dhe SHBA, por edhe varrezë për makinat. Ato automjete që nuk përmbushin më normat e sigurisë dhe të ambientit në Evropë dhe SHBA përfundojnë në Afrikë. Disa vende kanë vënë taksa të larta për importimin e makinave të vjetra, por kontrabanda lulëzon, sepse makinat e forta dhe të lira vazhdojnë të jenë të kërkuara në Afrikë.

Afrika është shndërruar një kontinent të mallrave të përdorura, second–hand. Kjo vlen për edhe për kompjutera dhe pajisje të tjera elektrike, si televizorë, apo frigoriferë që sillen me kontejerë për në Afrika. Ndër to ka edhe shumë aparate që nuk funksionojnë më.

Në botë ekziston një ligj që ndalon eksportin e aparateve elektrike jashtë përdorimit. Por kjo nuk vlen për mallrat e përdorura dhe për këtë shumë tregtarë paketojnë bashkë me aparatet e përdorura që janë në rregull edhe të tillë që kanë dalë jashtë përdorimit, duke i deklaruar si mall second-hand. Kështu në Afrikë fitohen para edhe me plehra të tilla që në Evropë kushton shumë që t'i elimonosh. Një gjë e tillë ka pasoja katastrofale për Afrikën, thotë Martin Besieux i organizatës Greenpeace: "Problemi është që aparatet elektrikë përmbajnë edhe substanca shumë të rrezikshme. Ato dëmtojnë si ambientin në Afrikë edhe jetën e njerëzve. Të varfërit përpiqen që të nxjerrin prej këtyre aparateve metale të caktuara dhe për këtë i ngrohin ato. Në këtë moment çlirohen substanca helmuese.“

Ankesat janë të ndryshme - dhimbje koke, kruarje, ndjenjë sikur i shpon diçka në hundë apo në gjoks, tharje fyti, djegie sysh apo djegie lëkure.
Ankesat janë të ndryshme - dhimbje koke, kruarje, ndjenjë sikur i shpon diçka në hundë apo në gjoks, tharje fyti, djegie sysh apo djegie lëkure.Fotografi: AP

Edhe prej djegies së materialeve plastike, të kabllove apo të mbështjellëseve të ndryshme çlirohen substanca të tilla si plumb, zhivë apo dioksinë. Substanca këto që shkaktojnë kancer dhe që helmojnë dalëngadalë si tokën edhe njerëzit. Gjithësesi falë aktiveteve të Greenpeace është arritur të ngrihet shkalla e ndërgjegjësimit të industrisë për këto probleme. Disa sipërmarrje kanë marrë përsipër që t'i eliminojnë vetë aparatet e tyre që dalin jashtë përdorimit. Kurse të tjerë përpiqen që të mos përdorin në prodhimet e tyre substanca të rrezikshme. Të paktën një fillim.

Autor : Marc Dugge / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama