1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pokeri i BE për Turqinë vazhdon

Bernd Riegert29 Shtator 2005

25 vendet anëtare të BE-së nuk ranë dakord për hapjen e bisedimeve të antarësimit të Turqisë. Austria bëhet pengesë

https://p.dw.com/p/AqiW
Parlamenti Europian voton për Turqinë
Parlamenti Europian voton për TurqinëFotografi: AP


25 vendet anëtare të BE-së nuk mundën të bien dakord të enjten për hapjen e bisedimeve të antarësimit me Turqinë. Mbledhja e ambsadorëve në Bruksel u mbyll pa ndonjë rezultat konkret, thanë diplomatët në Bruksel.

Ministrat e jashtëm të 25 vendeve antare do të mblidhen të dielën në mbrëmje, në një takim krize në Luksemburg. Dhe në vigjilje të hapjes së bisedimeve, të hënën më 3 tetor, ato duhet të arrijnë vendosjen e një kompromisi.

Sinjalin e startit të bisedimeve mes Brukselit dhe Turqisë e pengoi sërish Austria, e cila kërkon një alternativë konkrete për pranimin e Turqisë, ndërkohë që vendet e tjera të BE-së duan të pranojnë vetëm një formulim të përgjithshëm. Nga ana tjetër Austria hapjen e bisedimeve të antarësimit me Turqinë e kushtëzon edhe me bisedimet për Kroacinë. Deri tani, mungon megjithatë konfirmimi që Kroacia bashkëpunon me Tribunalin e Hagës, gjë që është vendosur si kusht në procesin e integrimit të këtij vendi në strukturat e BE-së. Nga ana tjetër dje Parlamenti Evropian miratoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Turqinë.

Qeveria austriake po përpiqet që në axhendën e bisedimeve, përveç anëtarësimit të plotë, të shtrohet edhe mundësia e statusit të partnerit të privilegjuar. Ankaraja e hedh poshtë një formule të tillë. Në lidhje me procedurën e bisedimeve me Turqinë diskutoi edhe Parlamenti Europian në Strasburg.

Me shumicë të madhe votash Parlamenti Europian rekomandoi dje sërish dokumentin përfundimtar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Turqisë. Natyrisht që pati edhe shumë zëra kritikë. Megjithë këtë dokument, ratifikimi i bashkimit doganor të Turqisë me vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë dhe Qipron u shty për tu diskutuar për më vonë,.