1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia e Berlinit arreston terroristë të supozuar

8 Shtator 2011

Policia e Berlinit ka arrestuar një terrorist të supozuar islamist, i cili dyshohet të ketë planifikuar me një bashkëpunëtor një atentat me bombë. Për ta thuhet se kanë siguruar substanca për prodhimin e një eksplozivi.

https://p.dw.com/p/12Uvs
Policia në Berlin shmang një atentat terrorist
Policia në Berlin shmang një atentat terroristFotografi: dapd

Policia e Berlinit ka arrestuar dy persona të dyshuar si terroristë islamikë. Një 24-vjeçar gjerman me origjinë libaneze dyshohet se ka planifikuar së bashku me një bashkëpunëtor 28-vjeçar nga Rripi i Gazës një sulm me bombë dhe kanë porositur për këtë arsye kimikate. Hetimi nga policia dhe prokuroria ka kohë që vazhdon, pohoi një zëdhënës i policisë.

Ekziston dyshimi për përgatitjen e një krimi të rëndë. Akoma është e paqartë, nëse kjo ka lidhje me vizitën e ardhshme të papës në Berlin, apo me dhjetëvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Gjermani i arrestuar konsiderohet si i dyshuari kryesor. Ai kishte porositur qysh para disa muajsh një sasi të madhe qesesh me xhel ftohës, informon gazeta "Tagesspiegel". Përbërja e xhelit së bashku me një acid të veçantë është shumë shpërthyese.