1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politika ekologjike e partisë kritiansociale gjermane, CDU

S.H. 24 Qershor 2008

Unioni kristian-demokrat CDU prezantoi të hënën një projekt të ri ekologjik, të ashtuquajturën "Letra për Klimën". Pikërisht ky kurs i ri i gjelbër politik i unionit konservator CDU, është në qendër të gazetave të sotme.

https://p.dw.com/p/EPWI
Fotografi: dpa


Në gazetën Rhein-Zeitung lexojmë:

"Tani kemi nevojë më shumë se kurrë për zgjidhje pragmatike: Pra për një prodhim ekologjik dhe të pagueshëm të energjisë. Të gjelbërit dhe unionistët nuk kanë qëndrime aq të ndryshme nga njëri-tjetri. Angela Merkel ka nevojë për opcione, në mënyrë që kështu të mbetet kancelare e unionit të madh qeveritar. Dhe të gjelbërit e ndjejnë fare mirë se megjithëse janë të pandashëm nga social-demokratët, ka ardhur kohë të ndahen nga teoritë e tyre të vjetra e të abientohen me realtietin e ri."



Në gazetën Achener Zeitung lexojmë:


"Projekti i ri i CDU-së tingëllon shumë revolucionar, por në fakt është ndryshe. Nga njëra anë atje formulohen gjëra të vetëkuptueshme, të cilat kanë hyrë me kohë në politikën gjermane që drejton Angela Merkel. Por nga ana tjetër mbetet e qartë se shumë pjesë të partisë nuk kanë arritur akoma në realitetin e klimës së shekullit të 21-të. Problemi kryesor i unionit kristian demokrat është: Mes formulimeve të kujdesshme dhe realitetit politik, ekziston ende një hendek i madh. E njejta gjë vlen edhe për taksën ndaj gazrave CO2. Kur jeta bëhet e vështirë, unioni CDU zgjedh rrugën e mundimeve më të pakta. Kështu që mbetet në fuqi rregulli: Ekonomia mbetet më e rëndësishme se ekologjia."