1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politikanët porosisin të mos hiqet dorë nga vlerat perëndimore

Marcel Fürstenau27 Shtator 2006

Intendantja e operës gjermane e justifikon vendimin e mosshfaqjes së operës "Idomeneo"

https://p.dw.com/p/AqzF
Kirsten Harms Drejtoresha e operes gjermane ne Berlin
Kirsten Harms Drejtoresha e operes gjermane ne BerlinFotografi: picture-alliance/ ZB

Opera gjermane në Berlin ka hequr nga programi rishfaqjen e inskenimit të operës "Idomeneo" të Mozartit me nota kritike fetare. Arsyetimi: sipas një analize të zyrës kriminalistike të landit kjo oper paraqet një "rrezik të pallogaritshem për sigurinë e operes." Shkak janë siç duket frikërat se shfaqja "Idomeneo" mund të shkaktonte reagime të dhunshme nga pala islame. Në inskenim paraqiten krishterimi, budizmi dhe islamizmi në mënyrë kritike.

Refuzimi ka shkaktuar një debat të ashper në Gjermani. Katër koka të prera në operën e Mozartit "Idomeneo" të inskenuar nga Hans Neuenfels që në vitin 2003 janë shkaku i vendimit të tanishëm. Kokat paraqesin Jezusin, Buden, dhe Muhamedin si dhe Poseidonin, i cili sipas mitologjisë është përgjegjës për fatin e mbretit të Kretës.

Mesazhi që fshihet pas kësaj është se mbreterit kanë vdekur. Një skenë që duhet të ketë provokuar pjesë të publikut në shfaqjen e parë. Gjë që nuk është e rradhë në qytetin e teatrit Berlinin, pavarësisht nga permbajtja e shfaqjes që jepet.
Dhe tani ky ndalim, "qesharak dhe i papranueshem" është vendimi i operes gjermane për të hequr "Idomeneon" tha minsitri i brendshem Wolfgang Schäuble(CDU) gjatë vizitës së tij në SHBA.

Ndalimi u be dy ditë para fillimisht të konferences për fenë islame, në të cilin Schäuble është i ftuar sot në Berlin. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi ashper. Në një intervistë në gazete u shpreh tekstualisht se "duhet të kemi kujdes, që të mos terhiqemi gjithnjë e më shumë nga frika e radikaleve të gatshem për dhunë." Autocenzura nga frika është e padurueshme deklaroi ajo ndaj gazetes "Neue Prersse" që del në Hanover. Kryetari i komisionit të parlamentit për kulturen dhe mediat Hans-Joachim Otto (partia liberale) u beri apel ministrave të brendshem, që ta permendin heqjen e operes në konferencë. është fjala për sigurimin e lirisë së artit dhe mendimit, tha Otto në bisede me DW.

"Do te ishte shumë e dëshirueshme, n.q.se për sigurimin e lirisë së artit në Gjermani dhe Evropë të ngriheshin peshë intelektualët ndër ta edhe muslimanet. Ata duhet te heqin menjanë censuren, qe ben, që shfaqje të tilla të mos jepen më dhe të mos vihen më në skenë. Duhet punuar që arritja e lirisë së artit dhe mendimit të ruhet në Evrope dhe Gjermani."

Nderkohe është e qartë se tema do të diskutohet në konferencë. Reagimet e politikanëve në Berlin janë të ndryshme. Senatori i brendshem Erhart Kërting (SPD) tha se se heqja e shfaqjes është vednim vetem i operes gjermane. Intendatja e saj Kirsten Harms e justifikoi vendimin në një konference shtypi. Ajo tha se ka dashur të shmange rrezikun e punonjësve të publikut, duke iu referuar një analize të sigurisë të zyres së kriminalistikës.

"Unë nuk do ta kisha matur dot, ne se ekziston me të vertetë një rrezik. E aq më pak në se është i madh, i vogel, apo i mesem. Megjithatë unë them, se në momentin, kur e di se ekziston një rrezik, sado i madh që të jetë duhet marrë një vendim."
Dhe prandaj e konsideroj të drejtë, që të ndaloj rifillimin e shfaqjes së operes së mazartit "Idemeneo" nga plani. Mbeshtetje intendantja mori nga senatori i kulturës në Berlin Thoma Flierl (partia e majtë). Ai tha se Kirsten Harms ka vepruar me ndenjë pergjegjësie.