1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Polonia dhe migracioni

Tomas Rautenberg22 Janar 2008

Në Poloni, shifrat për shtimin e emigrantëve ilegalë në kufijtë e hapur të Shengenit i shohin më tepër të shpenguar. E gjitha është vetëm çështje kohe, mendon shefi i departamentit për të huajt.

https://p.dw.com/p/Cvrv
Në kufirin polako - ukrainas
Në kufirin polako - ukrainasFotografi: AP

Por natyrisht që eleminimi i kontrolleve i nxit disa njerëz ta kërkojnë fatin e tyre në Evropën Perëndimore.

Rafal Rogala, shefi i departamentit polak të emigracionit reagon i pa shqetësuar për informatat e policisë federale gjermane për shtimin e emigrimit ilegal në kufirin e përbashkët gjermano-polak. Ai mendon se ky është një problem i përkohshëm: "Njerëzit vërshojnë në vendin tonë, sepse nuk i kanë kuptuar mekanizmat e Shengenit dhe rëndësinë e Konventës së Gjenevës për refugjatët. Në fakt, Konventa e Gjenevës qëndron mbi rregullat e Shengenit, gjë që do të thotë se personat që hyjnë në territorin e Shengenit mund të paraqesin menjëherë një lutje për t'u pranuar si refugjatë."

Aktualisht, në Poloni qëndrojnë rreth 7 mijë vetë, kryesisht nga Çeçenia që kanë paraqitur lutje për pranim si azilantë. Shumica e të prekurve marrin statusin "e durimit" në Poloni, pra nuk kthehen pas në vendet e origjinës. Që prej disa prej tyre mund të jetë atraktive që ta vënë në rrezik mikpritjen polake dhe të shpërngulen më tej në drejtim të Perëndimit, kjo është në natyrën e fenomenit, është i bindur shefi i emigracionit, Rogala: "Eshtë një sekret i hapur që shërbimet sociale që këta njerëz mund të marrin në Perëndim, pra në Gjermani, Francë ose në Belgjikë janë shumë më të larta se sa në Poloni. Dhe kur dy milionë polakë shkojnë për të punuar në Britaninë e Madhe, pse të mos e provojnë edhe këta njerëz?"

Por përvoja që shtetet perëndimore të BE i kthejnë emigrantët ilegalë menjëherë në Poloni do ta frenojë shumë shpejt dëshirën për udhëtim të të prekurve, mendon shefi i departamentit polak të emigracionit. Ajo që pason është një rishqyrtim i statusit "të durimit" nga shteti polak. "Ne punojmë shumë ngushtë me Gjermaninë, Austrinë, Francën dhe Belgjikën. Nëse dikush vjen nga Polonia në një shtet tjetër të BE, për këta persona ne mbajmë edhe përgjegjësinë e nevojshme".