1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Polonia do të tërheqë trupat nga Iraku

Thomas Rautenberg17 Nëntor 2007

Të shtunën më 7.11.07 qeveria e kryeministrit të ri Donald Tusk bëri të njohur se do të tërheqë nga Iraku, në vitin 2008 të gjithë kontingjentin polak.

https://p.dw.com/p/CIQT
Ushtarë polakë në Irak
Ushtarë polakë në IrakFotografi: dpa

Polonia do ta përfundojë vitin e ardhshëm misionin e saj në Irak dhe mbi 900 ushtarët do t'i kthejë në atdhe ushtarët e saj, konfirmoi të shtunën ministri i ri i mbrojtjes Bogdan Klih (Klich). „Qëndrimi ynë kundër pjesëmarrjes tonë në Irak dihej. Prandaj edhe duam që ta reduktojmë hap pas hapi kontigjentin e trupave tanë dhe të angazhohemi më shumë në trajnime", tha Klih.

Kryetari i Platformës civile Donald Tusk duke marrë votbesimin 5 nëntor 2007
Kryetari i Platformës civile Donald Tusk duke marrë votbesimin 5 nëntor 2007Fotografi: picture-alliance/dpa

Polonia e ka kryer misionin e saj

Kryeministri Donald Tusk nuk e kishte vënë asnjëherë në pikëpyetje vullnetin e qeverisë së tij për të tërhequr tërhequr trupat. Ajo që do të duhej të sqarohej ishte vetëm se kur: „Periudha e detyrimeve tona në Irak ka mbaruar me kohë. Polonia i ka përmbushur më së miri të gjitha detyrat e saj atje. Më tepër zell nuk mund të tregojmë", tha Tusk.

Vendimi i qeverisë së re polake është shumë i rëndësishëm, pasi Polonia konsiderohej si një nga mbështetësit më të vendosur të aleancës ushtarake nën udhëheqjen amerikane në Irak. Kryeministri i deritanishëm Jaroslav Kaçinski (Jaroslaw Kaczynski) e pat quajtur vazhdimisht tërheqjen e parakohshme të trupave polakë si dezertim dhe si gabim moral ndaj aleatit kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe e kishte refuzuar prerazi.

Presidenti polak Lech Kaczynski, përshëndet kryeministrin e ri Donald Tusk, 14 nëntor 2007
Presidenti polak Lech Kaczynski, përshëndet kryeministrin e ri Donald Tusk, 14 nëntor 2007Fotografi: AP

Plani për tërheqjen bëhet të ditur të premten

Vëzhguesit janë të mendimit se kryeministri Donald Tusk në deklaratën e tij qeveritare të premten e ardhshme do të bëjë të njohur një plan të hollësishëm kohor për tërheqjen e trupave. Opozita e majtë në parlamentin polak do ta mbështesë atë, mendon Janush Cemke (Janusz Zemke), ish ministër i mbrojtjes në kohën kur qeverisnin të majtët. „Edhe ne, të majtët dhe demokratët, jemi të mendimit se misioni polak në Irak duhet të mbyllet. Polonia i ka mbushur detyrimet me kohë. Ne jemi të angazhuar edhe në Afganistan në një mision të vështirë e Polonia nuk është superfuqi që të mund t'ia lejojë vetes të mbjë kontingjente trupash që ndodhen në fronte kaq të largëta", thotë Cemke.

Vendimi pret përkrahjen e presidentit

Tani pritet se si do të reagojë zyrtarisht presidenti polak. Si kryetar shteti, Leh Kaçinski, ka të drejtë të ndërhyjë, sidomos kur vijnë në pyetje çështjet e sigurisë dhe ushtrisë. Deri tani ai është shprehur gjithmonë për një angazhim besnik në krah të trupave amerikane në Irak.