1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Polonia korrigjon qëndrimet e veta

17 Mars 2004

Presidenti Aleksandar Kvasnjevski pohon se nuk duhet shikuar vetëm interesat e vendit por edhe të tërë Evropës.

https://p.dw.com/p/ArI0
Shrëder, Kvasnjevski dhe Shirak: Evropa në rend të parë
Shrëder, Kvasnjevski dhe Shirak: Evropa në rend të parëFotografi: AP

Presidenti i Polonisë Aleksander Kvashnjevski nuk pret ndryshimin e menjëhershëm të qëndrimit të qeverisë së re spanjolle ndaj kushtetutës evropiane. Ai mendon se rezervat e shprehura ndaj ndryshimeve të marrveshjes së Nicës, janë në interesin edhe të Spanjës.
"Spanja nuk ka mbrojtur marrveshjen e Nicës vetëm për të qenë mike e Polonisë. Janë naiv ata që mendojnë kështu. Spanja ka mbrojtur marrveshjet e Nicës sepse ajo është në interesin e saj. Këtu bëjnë pjesë edhe strukturat e fondeve që edhe për një kohë të gjatë duhet të kalojnë në Spanjë dhe të cilat janë një faktor i rëndësishëm i modernizimit të saj. Prandaj mendoj se kur kryeministri i ri Zapatero të bisedojë me ekspertët dhe specialistët për cështjet evropiane, do të sqarojë edhe pozicionet e veta. Por nuk ndryshon fakti se sot jemi në një pozitë më të keqe se para disa ditësh", thotë ai.
Një situatë më e keqe po, por kurrsesi tragjedi. Kështu shprehet drejtuesi i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare me seli në Varshavë, Janush Reiter. Ish ambasadori i Polonisë në Berlin thotë se Gjermania dhe Franca nuk do të shfrytëzojnë pozicionet e dobta të Polonisë për imponimin e ndonjë kompromisi kundër interesave të saja.
"Pikërisht për këtë cështje presionet ndaj Polonisë duhet të jenë shumë të matura. Një presion i tepruar do të ishte kontraproduktiv. Asnjë qeveri polake nuk mund të pranojë gjara për të cilat është e qartë se janë kundër interesave të saja. Unë jam i bindur se kultura evropiane nuk lejon gjëra të tilla", nënvizon Reiter.
Përderisa qeveria polake në suazat evriopiane duket të jetë e izoluar, janë shtuar edhe zërat për pranimin e ndryshimeve nga marrveshja e Nicës. Opozita ka cila më parë thoshte "Nica ose vdekja", tashti ka treguar më shumë gatishmëri për kompromise. E njëjta vlenë edhe për opinionin e gjërë në Poloni, pohon Janush Reiter.
"Opinioni i gjërë është deklaruar shumë qartë për kompromise. Në opinion por edhe në radhët e opozitës ekziston bindja se Polonia nuk ka shansa për fitore në një luftë kundër të gjitha shteteve tjera anëtare të BE. Kjo do të conte në një izolim gjithnjë e më të thellë të Polonisë. Prandaj, vazhdimi i kësaj lufte nuk është në interesin e askujt", mendon Reiter.
Mediat polake shkruajnë se aleanca mes konservatorit Hoze Maria Aznar dhe postkomunistit Miler i takon të së kaluarës. Retorika e luftës tashti duhet të zëvendësohet me atë të kompromiseve. Kompromiset mund tu sigurojnë vendeve të reaj anëtare një pozicion më të fortë dhe ndikim më të madh në politikën e përbashkët evropiane. Presidenti Kvasnjeski thotë se në radhë të parë duhet theksuar elementet që na bashkojnë.
"Për të gjetur një marrveshje, i domosdoshëm është një kompromis i dyanëshëm, gjermano - francez në njërën dhe polako - spanjoll në anën tjetër. Ekzistojnë momente kur duhet kuptuar se ne nuk kemi përgjegjësi vetëm për Poloninë por edhe për Evropën. Sepse do të jemi ndër anëtarët më të rëndësishëm të BE. Mendoj se kjo është e meta më e madhe e të menduarit tonë. Ne mendojmë në kategorinë se cfarë mund të jetë e mirë vetëm për ne dhe jo se cfarë është e mirë për tërë Evropën", konkludon presidenti i Polonisë.

Bernd Mush - Borovska