1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pompeo e shtyn vizitën në Berlin për "çështje urgjente"

7 Maj 2019

Ministri Pompeo e anulon vizitën në Berlin pak orë para nisjes së saj. Zëdhënësja e tij thekson njëkohësisht rëndësinë e takimeve në Berlin.

https://p.dw.com/p/3I47Y
USA l Mike Pompeo kündigt Maßnahmen für Venezuela an
Fotografi: Getty Images/C. Somodevilla


Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo e anuloi një vizitë në Berlin të planifikuar për të martën (07.05.) pasdite për shkak të "çështjeve urgjente". Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Morgan Ortagus deklaroi se "për fat të keq na duhet ta ndryshojmë datën e takimeve të Berlinit, për shkak të çështjeve urgjente". "Ne presim të caktojmë një datë të re për këto takime të rëndësishme. Sekretari mezi pret që të jetë së shpejti në Berlin".

Lajmin për shtyrjen e vizitës e njoftoi të martën paradite edhe Ambasada e SHBA në Berlin, përmes rrjetit twitter.

E pyetur nga agjencitë e lajmeve për shtyrjen e vizitës, Zyra Kancelarore tërhoqi vëmendjen në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Berlin. Në vizitën e planifikuar qenë takime me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas si dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në njoftimin në prag të takimit të planifikuar veçohej tema e konfliktit të Serbisë me Kosovën, si temë bashkëbisedimi me mikpritësit gjermanë, përveç konfliktit në Ukrainën Lindore, në Venezuelë dhe në Siri, si dhe raportit me Kinën dhe Rusinë.