1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Porta me kamera?

11 Gusht 2010

Për të zvogëluar mundësinë e gjykimeve të gabuara nga gjyqtarët Fifa mendon të pranojë futjen e kamerave në portat e ndeshjeve.

https://p.dw.com/p/OiIy
Në ndeshjen Gjermani - Angli arbitri nuk pranoi një gol të Franz Lampard-it.
Në ndeshjen Gjermani - Angli arbitri nuk pranoi një gol të Franz Lampard-it.Fotografi: AP

Federata Botërore e Futbollit FIFA do të diskutojë në tetor për mundësinë e futjes së kamerave ekstra në portë. Këtë e bëri të ditur presidenti i FIFA-s, Joseph S. Blatter në një konferencë shtypi në Singapor. Bordi i FIFA-s, përgjegjës për rregullimin e lojës dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj, ka ftuar disa firma të prezantojnë teknologjitë e tyrë në këtë drejtim.

Kërkesat për mjete të reja teknike në portë u shtuan pas disa vendimeve të gabuara në Kampinatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Këtu përmendet ndeshja për finalet e 1/8-ave mes Gjermanisë dhe Anglisë, kur arbitri Jorge Larrionda mohoi një gol të pastër të futbollistit anglez Frank Lampard.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama