1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Athina kërkon më shumë para - Qeveria gjermane e refuzon

zdh/wen (rtr, dpa)19 Shkurt 2015

Të premten (20.02) ministrat e financave të Eurogrupit do të shqyrtojnë postën e ardhur nga Athina. Qeveria gjermane e hedh poshtë kërkesën si "pa substancë".

https://p.dw.com/p/1Eedb
Griechenland Flagge Bürger Symbolbild
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Gjermania e refuzon kërkesën e qeverisë greke për shtyrjen e afatit të ndihmave financiare. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, tha, se "Letra nga Athina nuk është një propozim me substancë për zgjidhje". Në të vërtetë kjo kërkesë ka për qëllim një financim të përkoshëm, pa i përmbushur kërkesat e programit. "Letra nuk u përgjigjet kritereve për të cilat u ra dakord të hënën në Eurogrup." - thuhet në pronocnimin e Ministrisë Federale të Financave.

Në letrën nga Athina dërguar shefit të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, thuhet, se duhet të shtyhet gjashtë muaj programi i ndihmave duke respektuar marrëveshjet me BE-në, Bankën Qendrore Europiane (BQE) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Deri tani qeveria e majtë në Athinë e refuzonte bashkëpunimin me institucionet, të emërtuar si trojka.

Qeveria greke e pranon si të detyrueshme përmbajtjen financiare dhe proceduriale të programit ekzitues të shpëtimit, thuhet në letër. Gjithashtu qeveria pranon detyrimet financiare kundrejt kreditorëve. Masat e reja të qeverisë duhet të jenë plotësisht të financuara. Gjatë gjashtë muajve po ashtu Greqia do të bashkëpunojë ngushtë me partnerët, në mënyrë që të mos ndërmerren reforma të njëanshme, të cilat mund të rrezikojnë objektivat e buxhetit, ripërtëritjen ekonomike apo stabilitetin financiar të vendit.

Në letër janë radhitur një sërë pikash, të cilat mund t'i krijojnë më shumë hapësirë veprimi Greqisë. Vendi i zhytur në borxhe do ta shfrytëzojë sa më mirë të jetë e mundur fleksibilitetin që ofron paketa aktuale e ndihmës. Synohet më tej që shtyrja e afatit të përdoret për të realizuar një sufiçit primar të përshtatshëm. Deri tani partnerët e Eurozonës i kërkonin Greqisë që të realizojë një sufiçit 3% për këtë vit dhe 4,5% (raporti mes boxheve dhe shpenzimeve) për vitin e ardhshëm. Greqia aplikon gjithashtu për shtyrjen e huave të meknaizmit për stabilitetin financiar në Eurozonë, EFSF (European Financial Stability Facility), të cilat janë parashikuar për stabilizimin e bankave të Greqisë. Greqia do të negociojë edhe për lehtësimin e borxheve, gjë që u projektua nga Eurogrupi nëntorin e vitit 2012.

Të premten (20.02) ministrat e financave të Eurogrupit duan të konsultohen në Bruksel për letrën e Athinës dhe zgjidhjen e grindjes mbi borxhet.

Brüssel Treffen EU Finanzminister Schäuble
Ministrat e financave të EurogrupitFotografi: picture-alliance/AP/Geert Vanden Wijngaert

BQE rekomandon kontrollin e qarkullimit të kapitalit

Për shkak të pasigurive të mëdha mbi qendrimin në Eurozonë të vendit të zhytur në borxhe, grekët janë duke i tërhequr në sasi të mëdha paratë e tyre nga bankat. Sipas një informacioni të gazetës "Handelsblatt" që nga nëntori 2014 janë regjistruar tërheqje parashë në vlerën e rreth 21 miliardë eurove. BQE vazhdon t'i mbajë në jetë bankat greke me zgjerimin sërish të mërkurën (17.02) të kuadrit për kredi emergjence me 3,3 miliardë euro. Kësisoj kuadri për të tilla inxheksione finaniare arrin tani në 68,3 miliardë euro. Në Athinë, siç mësohet nga qarqet bankare, kishte shpresa për një rritje edhe më të madhe të kësaj shume.

Sipas një njoftimi të gazetës "Frankfurter Allgemeinen Zeitung" BQE e konsideron të arsyeshëm aplikimin e kontrollit të qarkullimit të kapitalit në Greqi. "Këshilli i BQE-së dhe mbikqyrësit e bankave të BQE-së do të ndiheshin më mirë nëse do të kishte kontroll të qarkullimit të kapitalit, për të penguar zbarzjen e bankave", citon gazeta një person nga radhët e BQE-së. Nëse do të aplikohet kontrolli i qarkullimit të kapitalit, mund të kufizohen tërheqjet e parave.