1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Preshevë: Shpërthim pranë Kuvendit Komunal

Jeton Ismaili4 Prill 2007

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Viktima nuk pati.

https://p.dw.com/p/ArWq
Patrulla serbe në Konculj, shkurt 2003
Patrulla serbe në Konculj, shkurt 2003Fotografi: AP

Mbrëmë rreth orës 23:00 pranë ndërtesës së Kuvendit Komunal në Preshevë ka
ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili përveç dëmeve materiale nuk ka patur
pasoja në njerëz. Detonimi ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët, ndërkohë që
ngjarjen e kanë dënuar autoritetet lokale të këtij qyteti. Në vendin e ngjarjes hetimet i kanë kryer organet kompetente, por deri më tash nuk ka pronocime zyrtare, me ç'rast edhe mjeti shpërthyes mbetet enigmatik.