1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti gjerman, Horst Köhler viziton Sllovakinë

Peter Hornung2 Nëntor 2005

Presidenti gjerman, Horst Köhler do të takohet me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit sllovak

https://p.dw.com/p/ArCs
Presidenti gjerman
Presidenti gjermanFotografi: AP

Gjatë vizitës së tij presidenti gjerman, Horst Köhler do të marër pjesë në përurimin e dhomës së industrisë dhe tregëtisë gjermano-sllovake. Sllovakia është një vend që po kalon momentalisht një krizë të brendshme politike. Prandaj nuk përjashtohen edhe ndryshime në politikë, të cilat mund të pengojnë vazhdimin e reformave.
Demonstratat janë shenjë e qartë, e asaj që po gërryhet fasada e bukur. Me mijëra njerëz janë mbledhur në qytetin qendror të Sllovakisë, Banska Bystrica, për të protestuar kundër reformave të qeverisë së Bratislavës. Protestat janë organizuar nga sindikatat. Presidenti i sindikatave, Ivan Saktor shprehet: "Përkundër faktit, që ekonomia e Sllovakisë po shënon rritje, madje është edhe si shembull në Evropë, ne po shohim, se ky përparim nuk po manifestohet në standartin e jetës së njerezëve. Kjo vërehet edhe në atmosferën që zotëron ne vend.
Punëtorë, teknikë, mjekë dhe mësues kanë demonstruan jo rrallë në Sllovaki gjatë këtij viti. "Nëse shteti nuk i paguan policët, atëherë këtë do ta bëjë mafia". Kjo fjali ishte shkruar në një nga pllakatat që bartnin demonstruesit. Qëllimi i protestave është rrëzimi i qeverisë aktuale të koalicionit të drejtuar nga kryeministri, Mikulis Gjurinda. Gjurinda ka humbur shumë nga popullariteti i tij. Për partinë e tij socialdemokrate, aktualisht do të votonin vetëm 8 perqind e sllovakëve. Kundërshtari i tij, Robert Fico, një populist i majtë, sipas rezultateve të anketimeve arrin të ketë simpatinë e 33 përqind të sllovakëve. Kryeministri aktual dhe politika e tij, po kritikohen në vendin e tij për atë që lavdërohen jashtë vendit. Kritika ka të bëje me reformat në të gjitha fushat e jetës. Me vendim të qeverisë gjatë vitit të kaluar u ulën taksat për investitoret e huaj. Gjermania është ndër investitoret më të mëdhenj në Sllovaki, me nje shume prej 2.6 miliarde dollar. Mirëpo, kjo ende nuk ka sjelle ndryshime në jetën e shumë sllovakëve. Madje, disa thone se tani kanë më pak para se më par. Kështu deklarohet edhe Renata, që merret me bisnes te vogel:
"Për mua është krejt e thjeshtë. Para reformes tatimore unë paguaja nje tarifë të caktuar. Tani unë si edhe te tjeret duhet të paguajmë edhe taksën prej 19 përqind. Pra një dallim shumë i madh në krahasim me më parë. Për këtë arsye, mua nga fitimi më mbetet shumë pak para për gjëra të tjera.
Qeveria, megjithatë flet për suksese. Ekonomia po rritet duke shënuar një shtim deri 5.5 përqind brenda vitit. Vetëm brenda vitit të kaluar janë hapur 5500 vende të punes, sidomos në industrinë e automobilëve. Paga reale dhe pensionet jane duke u rritur, thotë ministri i financave të vendit, Ivan Miklos, i njohur si babai i reformës tatimore. Mirëpo, vërejtjet e qytetarëve janë të tjera. Ata e shohin, se duhet të paguajne barnat dhe kontrollin mjekësor. Poashtu jane shkurtuar ndihmat sociale dhe subvencionet për fëmijët. Ndërsa në anën tjeter janë rritur çmimet e alkolit, cigareve dhe benzinës.