1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti i Gjermanisë dënon diskriminimin në Gjermani

23 Gusht 2018

Presidenti Federal i Gjermanisë ka paralajmëruar për dëmtimin e demokracisë nga racizmi dhe diskriminimi. Një dyshim i përhershëm kundër imigrantëve, pavarësisht se prej sa kohësh jetojnë ata në Gjermani, lëndon.

https://p.dw.com/p/33bsL
Deutschland, Berlin: Bundespräsident Steinmeier trifft Bürger aus der Nachbarschaft
Fotografi: Getty Images/M. Tantussi

Në kuadër të debatit aktual për racizmin në Gjermani, Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier e ka dënuar ashpër përjashtimin dhe diskriminimin e njerëzve me rrënjë të huaja.

"Një dyshim i përhershëm kundër imigrantëve, pavarësisht faktit se sa kohë kanë ata që jetojnë në Gjermani, është lëndues jo vetëm për individin. Ai e turpëron vendin tonë", tha Steinmeieri para një takimi me mysafirë me origjinë gjermane dhe turke në kopshtin e rezidencës së tij zyrtare në Pallatin Bellevue.

"Racizmi dhe diskriminimi e lëndojnë dinjitetin e njeriut dhe e dëmtojnë demokracinë tonë", paralajmëroi kreu i shtetit.

"Nuk ka gjermanë organikë"

Paragjykime të çdo lloji e zhvlerësojnë "atë që kemi krijuar bashkë në këtë vend". Sepse nuk ekzistojnë "gjysëm gjermanë ose gjermanë të plotë, nuk ekzistojnë gjermanë Bio (organikë) ose gjermanë të pasaportës", theksoi kreu i shtetit.

Deutschland, Berlin: Bundespräsident Steinmeier trifft Bürger aus der Nachbarschaft
Fotografi: Getty Images/M. Tantussi

"Nuk ka qytetarë të klasit të parë ose të dytë, nuk ka fqinjë të duhur dhe fqinjë të gabuar", shtoi Steinmeieri. "Nuk ka gjermanë me kusht, të cilët Të-Bërit-Pjesë duhet ta meritojnë gjithmonë nga e para - dhe të cilëve kjo t'u merret sërish, po u sollën gjoja në mënyrë të gabuar".

Përkundrazi, ekziston "një Republikë Federale e Gjermanisë - shtetasit e saj, me të njëjtat të drejta dhe detyrime". Njerëzit e shumtë që jetojnë dhe punojnë këtu ndajnë me njëri-tjetrin "që duan të jetojnë së bashku në paqe në këtë vend të së drejtës dhe të lirisë", tha Presidenti Federal i Gjermanisë.

Gjermania është vend imigrantësh

Gjermania është vend imigrantësh, kjo do të jetë kështu edhe në të ardhmen, tha Presidenti. Për një kohë shumë të gjatë janë bërë debate a është Gjermania vend imigrantësh, tha më tej Steinmeier. Imigrimi ekziston, "sepse ne kemi kërkuar gjithmonë njerëz që të vijnë", theksoi Steinmeieri. Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe është gjë e mirë që për këtë tani po vendosen rregulla. Askush që ka ardhur më vonë nuk duhet t'i mohojë rrënjët e tij, theksoi Presienti. Atdhe, atdhe të ndierë si dhe atdhe të jetuar, ekziston edhe në shumës, tha Presidenti i Gjermanisë.