1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Stipe Mesiç në Tiranë: Urdhëri i lartë "Nënë Tereza"

Arben Muka17 Mars 2007

Presidenti krorat u dekorua "në vlerësim të kontributit të veçantë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve e popujve, si dhe për angazhimin e gjatë dhe konstruktiv në zhvillimin e frymës së dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet vendeve në rajon".

https://p.dw.com/p/ArXb
Stipe Mesic
Stipe MesicFotografi: AP

Presidenti kroat Stipe Mesiç ndodhet këtë fundjavë në Tiranë në një vizitë jozyrtare, ku ju akordua dhe Urdhëri "Nënë Tereza" nga homolgu i tij Alfred Moisiu. Në një ceremoni që u zhvillua në Presidencë ishin të pranishëm diplomatë, politikanë, personalitete të jetës publike, klerikë, gazetarë etj.

Urdhëri i lartë "Nënë Tereza" i është akorduar presidentit Mesiç, "në vlerësim të kontributit të veçantë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve e popujve, si dhe për angazhimin e gjatë dhe konstruktiv në zhvillimin e frymës së dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet vendeve në rajon".

Pas dhënies së dekoratës, presidenti Alfred Moisiu çmoi marrëdhëniet e miqësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Kroacisë, duke nënvizuar rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Presidentit Mesiç në këtë drejtim. "Eshtë i rëndësishëm fakti se mes vendeve tona nuk ka probleme të pazgjidhura dhe se në Kroaci jeton një komunitet shqiptar i integruar, i cili përbën një faktor miqësie midis nesh, tha Moisiu, duke shtuar se "ne ndajmë vizione të njëjta në angazhimet tona për promovimin e një fryme të re dialogu, paqeje dhe bashkëpunimi midis vendeve të rajonit. Ne vlerësojmë faktin që ju me eksperiencën e madhe dhe me urtësinë tuaj keni dhënë një kontribut të ndjeshëm në përpjekjet tona për "çlirimin" e Ballkanit nga disa mentalitete dhe botëkuptime të së kaluarës".

Nga ana tij Mesiç e vlerësoi akordimin e Urdhërit të lartë "Nënë Tereza" duke e pranuar atë jo vetëm në emrin e tij personal, por dhe në emër të vendit të tij, të Kroacisë. Presidenti kroat vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve e duke garantuar se "do të vijojmë të udhëheqim politikën e normalizimit dhe të stabilizimit në rajon, politikën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e tij, për vazhdimësinë dhethellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm në të mirë të popujve dhe vendeve tanë."