1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prezantim i cunguar i librit shqip në Panairin e Librit në Frankfurt

Amarildo Topi14 Tetor 2013

Lexuesit ndërkombëtarë patën mundësi për t'u njohur me titujt e librave shqiptarë gjatë panairit të librit në Frankfurt, por sipas botuesve shqiptarë paraqitja e stendës së libirit shqip duhet të kishte qënë me e mirë.

https://p.dw.com/p/19zJX
Fotografi: DW/B. Cölln

Panairi i Librit në Frankfurt mbylli mbasditen e së dielës (14.10.2012) dyert për lexuesit ndërkombëtarë. Ai është nga një evenimetet kryesorë ndërkombëtarë të botës së librit. Mijëra botues, shkrimtarë dhe përkthyes takohen çdo vit për të prenzantuar punimet e tyre e reja. Si vend partner sivjet ishte Brazili, ku stenda e tij gjigante ishte më e vizituara.

Që prej vitit 1995 edhe botues të ndryshëm shqiptarë prezantojnë titujt e tyre. Duke qenë se është një panair, ku rëndësi të madhe luan edhe mënyra e prezantimit apo koncpetimit të stendës, dhe jo vetëm titujt e saj, stenda e botuesve shqiptarë në krahasim me ato të shteteve të tjera linte për të dëshiruar.

Një gjë të tillë e pranon në një intervistë për DW edhe drejtuesi i shtëpisë botuese Onufri Bujar Hudhri, i cili ka marrë pjesë rregullisht në këtë panair. “Ne vijmë këtu në mënyrë private dhe nuk marrin asnjë lloj ndihme nga shteti shqiptar. Vijmë me mjetet tona, prandaj nuk mund t'i sjellim as të gjithë titujt tanë, por as edhe të kolegëve tanë. Ministria e Kulturës ka vite që nuk interesohet për Panairin e Librit të Frankfurtit.”

Drejtuesi i shtëpisë botuese Onufri, Bujar Hudhri
Drejtuesi i shtëpisë botuese Onufri, Bujar HudhriFotografi: DW/A. Topi

Panairi i Frankfurtit larg vëmendies së shtetit shqiptar

Ndërkohë që shteti Brazilin financoi me 6 milionë euro paraqitjen e stendës së librit brazilian, shteti shqiptar nuk i ka ndihmuar tri shtëpitë botuese pjesmarrëse në panair, shtëpinë botuese Onufri, Minerva dhe Botimpex. Sipas Hudhrit kjo situatë duhet të ndryshojë sa më shpejt. “Indifenrenca e shtetit është e pafalshme. Nëse do ishte një pavion më i madh do të tërhiqnim më shumë vëmendjen e lexuesve dhe të botuesve. Ky ishte një nga eventet që duhet ishte në vëmendjen e shtetit. Në një panair të tillë ne kemi mundësi të paraqitemi me dinjitet, sepse kemi kulturë të pasur, si dhe një shkrimtar të madh si Ismail Kadare.”

Por pavarësisht kësaj situate nuk kanë munguar vizitorët ndërkombëtarë në stendën e botuesve shqiptarë. Sipas Hudhrit pjesa më e madhe e vizitorëve ishin ata që studiojnë gjuhën shqipe, historinë e Shqipërisë apo të Ballkanit, si edhe letërsinë shqipe. “Por ata u interesuan edhe për letrërsinë shqiptare të përkthyer në gjuhë të huaj, gjë që ne si botues nuk e bëjmë dot. Shtetet e tjera kanë botuar suplmente nga letërisa e tyre bashkëkohore në anglisht e në gjermanisht, që të tërheqin vëmendjen e botuesve të tjerë”, shprehet me keqardhje Hudhri.

Stenda e Shqipërisë në panairin e librit në Frankfurt
Stenda e Shqipërisë në panairin e librit në FrankfurtFotografi: DW/A. Topi

Sipas tij vizitorët shiqptarë kanë qenë të paktë për faktin se edhe vijnë shumë pak tituj nga Shqipëria. “Nëse do të kishte një përfaqësim më dinjitoz do të kishte edhe më shumë vizitorë shqiptarë. Unë nuk mund të përfaqësoj të gjithë shijet e lexuesve, por vetëm të një pjese të tyre.”

Shembulli pozitiv i Kosovës

Në krahasim më stendën shqiptare ajo e Kosovës kishte një paraqitje më dinjitoze dhe tërhiqte më shumë vëmendjen e vizitorëve ndërkombëtarë. Besian Zeneli, nga shoqata e botuesve të Kosovës thotë për DW se Kosova ka stendën e saj në Panairin e Frankfurtit që prej vitit 1999. Shoqata e Botuesve të Kosovës ndihmohet nga Ministria e Kulturës, që paguan hapësirën ku prezantohen librat.

Në stendën e këtij viti kanë qenë rreth 300 tituj të botuar së paku dy vitet e fundit dhe jo vetëm në shqip. “Sivjet kemi pasur edhe një prurje librash në gjuhë të huaja e kryesisht në anglisht. Dua të theksoj këtu një Monografi të Kosovës e botuar nga Akademia e Shkencave. Botimet në gjuhë të huaj janë bërë si një urë për njohjen e Kosovës nga lexuesit ndërkombëtarë”, thotë Zeneli.

Ai shprehet se qëllimi kryesor i ardhjes në këtë panair është “lidhja e kontratave për përkthimin e autorëve kosovarë në gjuhë të huaja, pra ndërkombëtarizimi i kulturës kosovare”. Por pa harruar edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani. “Kërkesa për botime për fëmijë është gjithmonë në rrtije dhe mendoj, që në të ardhmen duhet të fokusohemi më shumë aty, sepse sivjet interesi ishte më i madh dhe ne ndihemi mirë sepse ata rrijnë kështu në kontakt me kulturën e tyre”, përfundon Zeneli.