1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prifti Andrea Santoro viktimë e sherrit të karikaturave!

Jörg Pfuhl8 Shkurt 2006

Sipas të gjitha gjasave vrasja e priftit romano-katolik Andrea Santoro në qytetin Trabzon të Turqisë është kryer në shenjë hakmarrje ndaj publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në gazetën daneze "Jyllands-Posten".

https://p.dw.com/p/ArMT
Prifti i vrarë në Turqi, Andrea Santoro
Prifti i vrarë në Turqi, Andrea SantoroFotografi: AP

Gazetat turke ka ditë që nuk mirren me temë tjetër: a është Andrea Santoro një viktimë e sherrit që ka plasur për karikaturat?. A është vrarë prifti romano-katolik në kishën e tij në Trabzonin turk nga islamistët turq?. A ndodhet Turqia në të njëjtin taborr me Afganistanin, Arabinë Saudite dhe Iranin?.

Dy të shtëna nga një revolver 9 milimetrësh ishin vdekjeprurës të dielën e kaluar në kishën Shën Mëria për prifitin italian i cili ka vite që punonte në qytetin bregdetar turk. Qeveria turke u shpreh e shokuar nga ky lajm. Kryeministri i vendit Rexhep Taip Erdogan sqaroi:

"Ne e dënojmë me tërë ashpërsinë vrasjen e një prifti të krishterë në Trabzon, dhe atë në një shtëpi zoti", tha Erdogan.

Gjysma e Turqisë lutet që vrasja të mos ketë motive religjioze, që atentatori 16 vjeçar të mos jetë islamist i përbetuar. Por shenjat e deritanishme tregojnë po në këtë drejtim. "Allahu Ekber" duket të ketë thirrur ai kur ka shtënë në priftin katolik.

Që prej të martës atentatori është kapur nga forcat e rendit dhe të mërkurën për herë të parë është pronocuar avokatja e cila ka biseduar me gjimnazistin 16 vjeçar: sipas saj ai kohëve të fundit ishte inkuadruar në një sekt religjioz në Trabzon. Kur zënkat për karikaturat e profetit Muhamed ishin në kulmin e tyre, sekti në fjalë kishte vendosur që i riu të hakmirrej ndaj një të krishteri. Si i mitur atë e pret vetëm një dënim minimal, thekson avokatja Mahya Usta.

Nëse konfirmohet atëherë kjo do të ishte një thikë pas shpine në përpjekjet e Turqisë që të përfitoj si ndërmjetësues në zënkat për karikaturat. Turqia bënte pjesë tek vendet islame, ambasadori i të cilës në Danimarkë pat protestuar para disa muajsh kundër botimit të karikaturave të profetit Muhamed. Ministri i shtetit Mehmet Aydin, përgjegjës për 76 xhamitë dhe po ashtu për shumë imamë në Turqi:

"Botës nuk i sillet paqja me fyerjen apo kërcënimin e një miliardë e gjysëm myslimanëve", ka thënë Aydin.

Disa qindra islamistë para disa ditësh së bashku me disa qindra nacionalistë u tubuan në një demonstratë para ambasadës daneze. Eshtë djegur një flamur danez, por kjo ishte e tëra. Në dyqanet turke shiten ende prodhimet daneze. Asnjë turk nuk i ka mirëpritur karikaturat por çfarë do të thotë dhuna. Së bashku me kryeministrin spanjoll Hoze Luiz Rodrigez Capatero kryeministri turk publikoi një artikull në gazetat perëndimore ku dënojnë dhunën.

"Para ca muajsh i pata thënë Rasmusenit se është duke bërë një gabim se kjo nuk quhet liri e shtypit dhe nuk guxon të lejoj një gjë të tillë. Por a guxojmë tash që për këtë shkak të shkatërrojmë dhe djegim?. Në asnjë mënyrë", thekson kryeministri turk Erdogan.