1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030908 Serbien Russland Vertrag

Jörg Paas / Vjenë3 Shtator 2008

Marrëveshja për energjinë e nënshkruar para një gjysëm viti mes Beogradit dhe Moskës ka çuar në përplasje mes dy "shteteve vëllezër". Qeveria serbe do ta rishqyrtojë edhe një herë këtë marrëveshje jo aq favorizuese.

https://p.dw.com/p/FAcl
Presidenti serb Boris Tadic dhe ish-presidenti rus Vladimir Putin gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë më 25 janar 2008
Presidenti serb Boris Tadic dhe ish-presidenti rus Vladimir Putin gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë më 25 janar 2008Fotografi: AP

Ambasadori rus në Beograd nuk u shfaq gjatë fundjavës si diplomat. Në gazetën serbe "Politika" ai bëri publike kërkesën e tij gati ultimative. Parlamenti serb duhet ta ratifikojë sa më shpejt një marrëveshje të nënshkruar që prej tetë muajsh.

Me postë erdhi përgjigja nga zyra e Ministrit serb të Ekonomisë, edhe ajo jo aq miqësore, të paktën jo aq miqësore sa ç'janë dëgjuar më parë tonet në komunikimin serbo-rus. Parlamenti në Beograd e përcakton vetë axhendën e tij, tha ministri. Për këtë nuk ka nevojë për spuntot e ambasadorëve të huaj.

Rafineria e naftës Jugopetrol në Pancevë
Rafineria e naftës Jugopetrol në PancevëFotografi: AP

A është e favorshme marrëveshja për të dyja palët?

Marrëdhënia është tensionuar. Madje ekziston mundësia që marrëveshja spektakolare, në të cilën bëhet fjalë për gaz, naftë, influencë, dhe shumë para të dështojë. Marrëveshja e nënshkruar në janar parasheh shitjen e shumicës së aksioneve të koncernit serb të energjisë, NIS, Gazpromit rus. Përkundër kësaj Gazprom jep firëm që ta bëjë Serbinë një nyjë të rëndësishme shpërndarëse për gazin rus në drejtim të Evropës perëndimore.


Një pjesë e gazsjellësit të jugut do të kalojë përmes territorit serb. Përmes vendosjes së tubacioneve Rusia do që në të ardhmen të sjellë gaz nga Azia qednrore në Itali.


Por nëse ky pazar është i favorshëm për të dyja palët diskutohet në Beograd prej kohësh. Sipas ekspertes për energjinë, Zorana Mihajloviç, nuk ka asnjë arsye për të nxituar: "Nuk ka asnjë marrëveshje, ka vetëm një kornizë bazë të marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë, që është nënshkruar në janar. Aty thuhet që deri në fund të vitit janë të mundshme negociata të tjera. Kjo do të thotë: deri në ditën në të cilën të nënshkruhet kontrata mund të negociohet ende.

400 milionë euro - çmim për mik

Për shembull për çmimin e shitjes së koncernit NIS, 400 milionë euro. Një çmim miqësor thotë, Ministri serb i Ekonomisë, që megjithë falënderimin për mbështetjen ruse në çështjen e Kosovës, nuk është i kuptueshëm. Sipas tij kjo shumë është tepër e vogël. Ndërsa ekspertja Mihajloviç mendon se vlera e koncernit është pesë herë më e lartë: "Është tërësisht legjitime të rishqyrtojmë çmimin e shitjes së NIS. Por nuk është i rëndësishëm vetëm çmimi, por edhe çështja tjetër se sa do të investojë kjo firmë në drejtim për shembull të mbrojtjes së ambientit."


Duket se të dyja palët nuk po i besojnë më njëra-tjetrës dhe kjo ndoshta nuk lidhet vetëm me atë që me njohjen e dy provincave të Osetisë jugore dhe Abkazisë, Rusia po i godet pas shpine serbët. Si do të argumentohet tani rasti i Kosovës se duhet ruajtur paprekshmëria territoriale e një shteti - në këtë rast e Serbisë?