1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina pranon dokumentin e plotësuar të Marti Ahtisarit

Bekim Shehu8 Mars 2007

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë shprehur se ndryshimet e bëra në pakon e ndërmjetësit, Marti Ahtisari nuk e prekin esencën e dokumentit të prezantuar më 2 shkurt në Prishtinë

https://p.dw.com/p/ArXr
Grupi negociator
Grupi negociatorFotografi: AP

Grupi negociator i Kosovës po analizon në hollësi dokumentin e plotësuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës të ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari. Udhëheqësit kosovar, kanë vetëm tri ditë kohë, për ta analizuar dokumentin dhe me 10 mars në takim me autoritet e Beogradit dhe bashkësinë ndërkombëtare të japin qëndrimin e tyre përfundimtar. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se pas leximit të parë tw dokumentit kishte një përshtypje të mirë, ngase ndryshimet e bëra sipas tij, janë pozitive.

Edhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare, Hashim Thaçi, anëtar i grupit negociator, thotë se ndryshimet në pakon e Ahtisarit, janë konstruktive, ndërsa, Kosova sipas tij, është unike dhe e përgatitur që të tejkalojë edhe këtë sfidë.

Grupi negociator i Kosovës, sot, pasdite do të takohet për të analizuar dokumetin dhe do të dalë me një qëndrim unik lidhur me dokumentin final të Marti Ahtisaarit. Të premten po ky delegacion i prirë nga presidenti Fatmir Sejdiu, niset për në Vjenë, ku të shtunën, më 10 mars, do të marrë pjesë në takimin e nivelit më të lartë politik të thirrur nga Ahtisari, e ku do të jetë dhe delegacioni i lartë i Serbisë.