1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trumpi dhe Erdogani

26 Maj 2017

Përfaqësuesit e BE, Tusk dhe Juncker patën këto ditë dy mysafirë shumë të vështirë: Trumpin dhe Erdoganin. Dhe sjellja ndaj tyre qe me vend, mendon komentatori i DW, Christoph Hasselbach.

https://p.dw.com/p/2dcwl
Deutschland Karneval in Mainz Motivwagen Trump
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Arnold

Çfarë të bësh me mysafirë që tallen me nikoqirët dhe i kërcënojnë ata? Donald Trumpi mendon se Brexiti është i "mrekullueshëm" ndërsa Bashkimi Evropian u shërben vetëm interesave të Gjermanisë. Ndërsa Recep Tayyip Erdogani e quan Evropën "kontinenti i kalbur" dhe thotë se BE-ja "nuk ka kurrfarë zgjidhjeje tjetër, veçse të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Turqinë". Deklarata të tilla dhe të ngjashme mund të dëgjosh prej muajsh nga Trumpi dhe Erdogani. Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe Komisioneri i BE Jean-Claude Juncker i kanë pritur ata të dy megjithatë me gjithë respektin e duhur. Por takimet nuk ishin të mira. Vetëbesimi i aktruar, buzëqeshjet e lodhura dhe tendosjet në fytyrë nuk mund të fshiheshin: miqësi e imponuar!

A duhejr që Tusku dhe Junckeri t'i prisnin mysafirë të këtillë? Dhe nëse po, a duhej ta kishin thënë shumë më qartë mendimin e tyre? BE-ja nuk është ndonjë lojtar i vogël, por një prej fakorëve më të fuqishëm ekonomik në botë.

Dikur bëheshin luftëra për gjëra të tilla

Në shekullin e 19-të për sjellje të këtilla kanë shpërthyer madje edhe luftëra. Gjëra të tilla nuk lejohen as në Kinën e sotme. Por për fat të mirë, tani nuk jetojmë në shekullin e 19-të dhe për fat BE-ja nuk i merr kaq seriozisht çështjet e nderit. Ndërprerja e bisedimeve dhe heshtja nuk janë ndonjë alternativë e mirë, sepse në lojë janë shumë gjëra.

Hasselbach Christoph Kommentarbild App
Christoph Hasselbach

Por shqetësuese është që Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan përfaqësojnë dy shtete të cilat janë të lidhura ngushtë me BE. Turqia ende është kandidate për anëtarësim në BE, ndonëse negociatat duken shumë absurde. Ndërsa SHBA-ja është e lidhur kaq ngushtë me vendet e BE, sa që raportet e ngushta duken të vetkuptueshme. Nuk duhet të jesh mbështetës i anëtarësimit të Turqisë në BE dhe tregtisë së lirë me SHBA, por me këto dy vende duhet të ekzistojë një partneritet dhe bashkëpunim i ngushtë, në interesin e të gjitha palëve.

"Evitimi i rendit të ri botëror"

Tusk në takimin e tij me Trumpin ka pranuar se ka dallime në shumë fusha, por ka nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të barabartë. Detyra më e rëndësishme në këtë moment është "forcimi i rendit të një bote të lirë". Edhe Trump në një twitter ka shkruar: bota e lirë duhet të bashkëpunojë mes vete, për të evituar një rend të ri post-perëndimor". Nëse Erdogani megjithë netgociatat me BE dhe anëtarësinë në NATO e sheh vendin e tij si një pjesë të kësja bote të lirë, nuk mund të thuash. Por Trumpi me siguri po.

Tuski ka të drejtë: nëse partnerët e deritanishëm fillojnë grindjet, në këtë zbraztësirë do të futen Kina dhe Rusia. Kjo nuk është në interesin e evropianëve dhe SHBA-së apo Turqisë. Ndaj është me vend angazhimi për mikëpritjen e mysafirëve të këtillë si Trump apo Erdogan është i mundimshëm por me vend. Ndërsa çmimi është - atmosfera ndonjëherë e akullt me tyre.

Hasselbach Christoph Kommentarbild App
Christoph Hasselbach Analist, korrespondent dhe komentues i politikave ndërkombëtare